E Shtunë, 31 Tetor 2026

Superliga java e 5-teVllaznia-Dinamo luhetnje beteje gjigandesh

TIRANE- Kampionati shqiptar do te nise sot javen e peste me 3 ndeshjet e saj te para. Vemendja e te gjitheve do te jete e perqendruar ne Shkoder aty ku Vllaznia do te prese Dinamon skuad-ren kampione ne fuqi. Behet fjale per nje perballje gjigandesh ndo-nese ne vitet e fundit blute kane qene gjithnje macja e zeze e shkodraneve. E di sesi mundet Vllaznia - deklaroi dje tekniku i Dinamos Luis Manuel Blanko. - Nese ata luajne teresisht ne sulm atehere per ne do te jete me e lehte. Diten e djeshme futbollistet e Dinamos kane marre premiot e ndeshjes se fituar 1-0 me Shkumbinin cka e ka rritur jo pak moralin. Nderkohe ne kampin e Vllaznise mesohet se do te kete nje superpremio ne rast triumfi ndaj kampioneve te vendit. E reja ne kampin shkodran eshte rikthimi si titullar i Sinanit. Jam i bindur qe do te fitojme. Une jam trajner qe nuk kam preferenca fus ate qe e meriton u shpreh tekniku i Vllaznise Radonjic.
s.g/balkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›