Dinamo triumfon ne Shkoderfitojne dhe Teuta e Bylisi
SHKODER- Dinamos i kane mjaftuar vetem 9 minuta per te marre fitoren ne Loro Borici te Shkodres ne ndeshjen kryesore te javes se peste te Superliges. Blute kane shenuar tre here qe ne fillimin e ndeshjes perballe Vllaznise duke mbyllur praktikisht llogarite me takimin. Martinena dy here ne minutat 4 e 9 si edhe Elis Bakaj ne minuten e 6-te kane qene ekzekutuesit e ekipit shkodran. Tre golat ishin nje shock per Vllaznine e cila me pas e ka patur pothuajse te pamundur te reagoje. Ne minuten e 71-te Martinena gjeti edhe golin e katert duke e perfunduar me nje triumf transferten e Loro Boricit.
Nderkohe ne dy takimet e tjera te luajtura sot Bylisi dhe Teuta kane marre fitoret e para per kete sezon. Durrsaket arriten te triumfonin 2-1 ne Niko Dovana perballe Flamurtarit ne nje sfide ku ata kishin nevoje me shume se kurre per pike. Cota ishte heroi i Teutes me dy gola ne kete ndeshje. Per Teuten kjo ishte fitorja e pare qe e ngjit ate ne kuoten e 5 pikeve ne renditje. Nderkohe ne Ballsh Bylisi ka marre piket e para sezonale nen drejtimin e maqedonasit Ilievski. Nje gol i kapitenit Dimo 10 minuta nga nisja e pjeses se dyte ka vendosur fatet e ketij takimi. Miqte nga Kruja e mbyllen ndeshjen me 10 vete pas nje kartoni te kuq te marre ne pjesen e dyte.
Java e peste e Superliges do te vijoje te dielen me dy ndeshje te tjera ku me e rendesishmja eshte ajo qe do te luhet ne kryeqytet mes Tiranes dhe Lacit. Ne Selman Stermasi bardheblute do te kerkojne fitoren e dyte per kete sezon nderkohe qe perballe do te kene nje ekip aspak te lehte per tu mundur. Nderkohe nje ndeshje delikate edhe ne Elbasan ku vendasit do te presin Skenderbeun pretendent. Dy ekipet vijne nga momente te ndryshme forme pasi korcaret kane treguar se jane shume te forte kete sezon. Java e peste do te mbyllet me ndeshjen Shkumbini-Besa diten e hene.
m.a/A. Latifi/BalkanWeb