E Shtunë, 31 Tetor 2026

Superliga levizin skuadrat e fundit

Java e 7 e Superliges ka sjelle levizjen e skuadrave te vendeve te fundit ndersa ndjekeset e Dinamos kryesuese mbeten te bllokuara. Flamurtari peson humbjen e dyte sezonale ne Peqin duke u thyer 3-1 nga Shkumbini.
Tre pike te rendesishme per skuadren e Canajt qe ngjitet ne kuoten e 8 pikeve ne vendin e 9 te renditjes. Shenaj dhe dy gola te Grizhes i kane dhene suksesin bardhekalterve ndersa vetem Xhafa nuk mjafton qe vlonjatet te marrin pike ne kete transferte.

Ne vendin e dyte ne te njejten kuote pikesh me Flamurtarin ngjitet Skenderbeu pas barazimit 1-1 ne Ballsh kunder Bylis. Skuadra e Iliavskit denohet edhe nje here ne minutat e fundit duke u barazuar ne fund nga korcaret e Muces.

Mbyllin tabelen mallakastriotet me 4 pike bashke me Besen qe gjithashtu nuk shkon me shume se barazim 1-1 ne Ruzhdi Bizhuta.

Kavajasit ne fakt kane shenuar te paret por me pas jane barazuar nga goli i Sadikut qe e mban Elbasanin ne vendin e 6 me 9 pike. Nuk ka fitues nderkohe sfida ne Loro Borici mes Vllaznise dhe Teutes.

Skuadra e Edi Martinit reziston 0-0 duke i humbur terren pretendimeve te shkodraneve per titull. Fiton nderkohe ndeshjen e pare te sezonit Kastrioti qe imponohet 3-1 ndaj Lacit. Skuadra e Ramazan Ndreut siguron gjithcka ne 20 minutat e para te takimit duke e detyruar Stavri Nicen te jape doreheqjen qe me pas u refuzua nga drejtuesit kurbinas.

Panorma e plote e javes se 7 te kampionatit kompletohet me derbin kryeqytetas Tirana- Dinamo. E gjithe vemendja eshte perqendruar ne Qemal Stafa ku blute e Luis Manuel Blankos kerkojne shkeputjen ndersa Tirana me nje fitore futet ne gare per titull duke ngushtuar diferencen me Dinamon ne 3 pike.

Eno Skarco

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›