E Shtunë, 31 Tetor 2026

Superliga ndeshjet e prapambetura

Shkumbini ka barazuar 1-1 kundër Tetutës, ndërsa Dinamo ka fituar 1-3 në fushën e Elbasanit. Këto janë rezultatet e dy ndeshjeve të prapambetura të javës së 17-të të Superligës. Pas një pjese të parë të mbyllur me barazim  0-0, por me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Mustafajt, në minutën e 17-të, Shkumbini do të gjente golin e epërsisë në minutën e 59 të takimit. Goditje spektakolare e Kulit dhe një gol po aq i bukur do të kalonte vendasit në avantazh.

Gjithësesi ky rezultat do të qëndronte në fuqi deri në minutën e 68, pasi Teuta do të kthente barazinë në shifra me golin e Cotës. Sulmuesi do të shfrytëzonte në mënyrën më të mirë një kudnërsulm të shpejtë për të dërguar topin në rrjetë. Edhe minutat e mbetura do të luheshin hapur ku dy skuadrat do ti afroheshin në shumë raste golit të avantazhit, por pa e gjetur atë. Në fund barazim dhe dy formacionet duhet të kënaqen me një pikë nga kjo sfidë.

Në ndeshjen tjetër të prapambetur Dinamo ka marrë maksimumin nga transferta e Elbasanit duke fituar 3-1 në "Ruzhdi Bizhuta". Vila dhe dy herë Bakaj kanë shënuar avantazhin e trefishtë të Dinamos, ndërsa vendasit kanë realizuar golin e nderit me Bakiun vetëm pesë minuta nga fundi i takimit.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›