Preci Efekte negative te trazirave ne ekonomi
Ngërcet politike dhe trazirat e shkaktuara nga thirrjet e politikanëve dëmtojnë ekonominë e vendit si dhe frenojnë investimet e huaja apo vendase. Ekspertë të ekonomisë thonë për Alsat se këto situata nuk duhet të përsëriten. Askush nuk përfiton nga largimi i investitorëve apo nga ulja e besimit të biznesit për të operuar në Shqipëri.
"Në një vend si i yni kushtëzuar dukshëm nga investimet e huaja, prurjet e emigracionit, një ekonomi përgjithësisht private, nuk mund të mos ndjejë një lloj tronditje dhe për më tepër që agjenci të specializuara të vlerësimit të rangut të vendit sa i takon risqeve natyrisht vëmendjen e kanë të orientuar drejt situatës së brendshme të vendit. Le të urojmë që përgjegjësit politik në dy kampet e mëdha ti drejtohen kompromisit, arsyes dhe të evitojnë një kosto të panevojshme mbi ekonominë dhe biznesin shqiptar", thotë eksperti i ekonomisë, Zef Preci.
Ngjarjet tragjike ndikuan direkt në Shqipëri. Gjatë të hënës ishte parashikuar të zhvilloheshin takime mes përfaqësuesve të qeverisë dhe biznesit me ministrin italian të mjedisit. Ky i fundit, për shkak të situatës jo të qetë politike anuloi vizitën e tij në Tiranë.
Florian Papadhimitri