Superliga shqiptare nën ethet e merkatos
Dy futbollistët serbë, Ivan Stankoviç (mesfushor, 27 vjeç) dhe Ivan Babiç (sulmues, 29 vjeç) mund të jenë përforcimet e radhës te Skënderbeu i Korçës. Dy lojtarët serbë kanë rënë parimisht dakord me presidentin e klubit korçar, Agim Zeqo. Skënderbeu nën urdhrat e trajnerit Shkëlqim Muça ka nisur fazën përgatitore në Mavrovë të Maqedonisë.
Ndërkohë qendërmbrojtësi i njohur Julian Brahja (29 vjeç) pritet të veshë fanellën e Flamurtarit për sezonin e ardhshëm të Kategorisë Superiore. Ish-kapiteni i Laçit (mori karton të kuq në ndeshjen e Ligës së Europës kundër bjellorusëve të Dnepr Mogilev) ka rënë parimisht dakord me presidentin Shpëtim Gjika. Flamurtari është në bisedime edhe me mbrojtësin e Tiranës, Andi Lila.
Ndërsa në fokusin e Teutës së Durrësit janë Dritan Xhixha (24 vjeç), Arben Likmeta (23 vjeç) dhe Teodor Përleshi (19 vjeç). Tre lojtarët do të testohen për vlerat e tyre nga trajneri Edi Martini. Shtatë lojtarë të rinj janë afruar deri tani në merkaton verore, ndërkohë që krahas boshnjakut Ermir Gajanoviç do të vijë edhe një mbrojtës nga Mali i Zi.