E Diel, 1 Nëntor 2026

Superliga sot perballja Skenderbeu - Vllaznia

TIRANE- Pas dy ndeshjeve te djeshme Superliga luan sot tre takimet e tjera ku perballja me e forte eshte ajo mes Skenderbeut dhe Vllazni-se ne Korce. Trajneri i korcareve Shkelqim Muca do te kete 6 mungesa per kete ndeshje dhe nje numer te kufizuar ne stol por serish ai eshte shprehur i bindur te fitorja ne ndeshjen e pare sezonale ne stadiumin e vet.

Skenderbeu vjen ne kete takim pas humbjes 3-1 me Shkumbinin dhe tekniku kryeqytetas kerkon kthesen per te mbajtur ne loje objektivin e fitimit te titullit kampion. Jemi me ne forme se Vllaznia dhe besoj se do te fitojme ne u shpreh dje Muca.

Nje tjeter ndeshje e dites se sotme eshte ajo mes Beses dhe Teutes ne Kavaje. Edhe per kete takim skuadra e Duros do te luaje pa tifoze pas denimit nga Komisioni i Disiplines. Nje tjeter perballje per kreun eshte ajo e Vlores ku Flamurtari do te prese Bylisin qe vetem dy dite me pare mori trajner maqedonasin Ilievski.

Dinamo ka marre perkohesisht kreun e kampionatit pas fitores minimale 1-0 ndaj Shkumbinit dje ne stadiumin Qemal Stafa. Nderkohe ne takimin tjeter te dites se shtune Laci fitoi minimalisht 1-0 ndaj Elbasanit. Java e katert do te vijoje te henen ku do te luhet edhe takimi i fundit ai mes Kastriotit dhe Tiranes.
Altin Latifi/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›