Letersi nga Shqiperiae Kosova neFestivalin e Berlinit
BERLIN- Ne edicionin e dhjete te Festivalit Nderkombe-tar te Letersise ne Berlin nuk mungojne as autoret shqiptare. Nje mbremje letrare i kushtohet Anilda Ibrahimit. 38-vjecarja nga Vlora do te lexoje 24 shtator nga romani i saj me i fundit botuar fillimisht ne italisht ne vitin 2008 Rosso come una sposa E kuqe si nje nuse. Libri pritet te botohet ne gjermanisht ne mars te vitit te ardhshem dhe rrefen historine e nje familjeje nga Laberia pergjate tri brezave. Te ftuar jane edhe Mimoza Ahmeti e Ali Podrimja te cilet do te recitojne vargjet e tyre ne Naten e Poeteve 20 shtator. Ndersa shkrimtari nga Kosova Beq Cufaj ne kuader te rubrikes Reflections do te diskutoje me dy koleget e tij nga Kroacia e Serbia Dubravka Ugresic dhe Borka Pavicevic per te ardhmen kulturore te ish-Jugosllavise 19 shtator. Bildunterschrift Montazh i autoreve shqiptare te ftuar ne Berlin. Gjithsej 200 autore prezantohen ne Festivalin Nderkombetar te Letersise ne Berlin e ata vijne nga e gjithe bota. Fjalen hapese me 15 shtator e mbajti Juan Goytisolo. Shkrimtari dhe gazetari spanjoll e ka trajtuar gjere e gjate periudhen e tranzicionit te vendeve ish-komuniste sidomos ne romanin Saga e familjes Marks. Ne intervisten imagjinare me Karl Marksin ai mundohet ta konfrontoje ate me pasojat e komunizmit ne Evrope pasi Marksi me te shoqen shikojne ne televizor pamjet e anijeve me refugjatet shqiptare ne fillim te viteve 90-te. Por kete radhe Goytisolo ia kushtoi fjalen hapese nje transformimi tjeter atij te Berlinit.
s.g/GSH/BalkanWeb
s.g/GSH/BalkanWeb