Supërmiqësorja Itali-Brazil vë në lëvizje organizatorët
Milano (Start)- Superpërballjes Itali-Brazil po i afrohet data e zhvillimit. Italia dhe Brazili, fitues të 9 Kupave të Botës, do të ndeshen në 10 shkurt 2009 në stadiumin “Fly Emirates” në Londër.
Ndeshja e fundi midis dy superfiqive të futbollit botëror, është zhvilluar në vitin 1997 në Francë, ndeshje e vlefshme për “Topin e Kristaltë”.
Në atë turne merrnin pjesë katër ekipe: Franca organizatore, Brazili kampion bote, Italia dhe Anglia. Ndeshja midis dy skuadrave finaliste të kampionatit të fundit botëror (1994), përfundoi në barazim 3-3.
Ndeshja u luajt në një atmosferë të shkëlqyer, ku italianët të gjendur në avantazh me dy golat e Del Pieros, dhe një të Albertinit, u barazuan nga brazilianët me Romarion, Ronaldon dhe Roberto Karlosin.
Pas 12 vjetësh, ndeshja mes dy skuadrave më të lavdishme në kampionatet botërore do të zhvillohet në Angli. Ndeshja do të zhvillohet ditën e martë (10 shkurt) për të përqëndruar të gjithë vëmëndjen në këtë sfidë, pasi të mërkurën (11 shkurt) do të luajnë edhe përfaqësueset e tjera.
Problemi i Dungës dhe Lipit, qëndron tek koha e pakët që do të kenë lojtarët e tyre në dispozicin, pasi deri të dielën do të luajnë me skuadrat e tyre në kampionatet ku militojnë. Kjo do të sjellë një lodhje tek ata, dhe përformanca në miqësoren e luksit mund të mos jetë e mirë.
Për këtë është kërkuar nga drejtuesit e kombëtareve që ndeshjet e disa skudrave, ku luajnë lojtarët e të dyja përfaqësueseve, të luhen të gjitha ditën e shtunë dhe jo të dielë.
Kështu do të bëhet një kërkesë zyrtare, që Seria A, La Liga, Bundesliga dhe Liga 1, t’i luajnë ndeshjet të gjitha ditën e shtunë, në datë 7 shkurt 2009.
Nëse kërkesa e organizatorëve të kësaj përballjeje do të pranohet nga oragnizatorët e kampionateve respektive, atëherë Dunga dhe Lipi do të kenë në dispozicion të tyre grupin e plotë të lojtarëve.