Mançester Siti ofron 75 milion euro për Bufonin
Torino (Start)- Një shifër marramendëse prej 75 milionë eurosh i ofrohet Juventusit për portierin Bufon. Në lajmin e botuar në “Corriere dello Sport”, thuhet se Bufoni do të përfitojë një shifër prej 15 milionë eurosh në sezon.
Klubi anglez i Mançester Sitit kaloi në pronësinë e grupit “Abu Dhabi”, të cilët zotërojnë një kapital mjaft të madh. Pronarët e rinj premtojnë se do ta zhndërrojnë Man Sitin në klubin më të fuqishëm në planet.
Oferta për portierin e përfaqësueses kampione bote, Italisë, është një nga lëvizjet e shumta që pritet të bëjnë arabët tek Mançester Siti. Me këtë shifër Bufoni pritet të bëhet nga më të paguarit në rast se transferohet tek anglezët e Sitit.