E Diel, 1 Nëntor 2026

Supersfida ne Teatrin e endrrave te kuqte e Hodgsonit sfidojne djallin

Dy ekipet qe do te zbresin sot ne fushe kane ndare mes tyre plot 36 tituj ne Premier League. Ndalja e djajve te kuq nga Evertoni fundjaven e shkuar dhe starti i dobet qe ka bere kete sezon Liverpuli nuk e zbehin absolutisht spektaklin qe rruzulli pritet te shijoje sot ne sfiden e Old Trafford. Ferguson kunder Hodgsonit sikur e zbehin disi rivalitetin per shkak te miqesise se vjeter por 22 futbollistet do te jepnin gjithcka per te dale fitimtare. Kjo ndeshje i kujton teknikut te Liverpulit rivalitetin e derbit te Madonines ne Serine A. Derbi i Milanos ishte nje ndeshje e madhe por ai i verteti ishte mes Interit dhe Juventusit - tha nje dite me pare tekniku i te kuqve. Te dielen do te me pelqente te thosha se rekordi im ne ndeshje te tilla eshte me te vertete i mire. Historikisht kjo ka qene ndeshja me e madhe. Edhe ekonomikisht mes Liverpulit dhe Mancesterit ka pasur gjithnje konkurrence - tha 69-vjecari pas provokimit ndaj Benitezit ne konferencen e djeshme per shtyp. Ne jemi dy ekipe te medha dhe rivaliteti do te jete gjithnje aty. Pavaresisht pikeve qe United ka lene rruges Sir Alex ka besim tek futbollistet e tij.

Nga ana tjeter tekniku i Liverpulit eshte i sigurt vetem per nje fakt. Miqesia e tij me Fergusonin do te vihet ne prove per here te pare. Sigurisht qe une e konsideroj mikun tim per Sir Alex. Nese ai mendon te njejten gje per mua duhet ta pyesni vete - u shpreh trajneri i Liverpulit. Mes skocezit dhe ish-teknikut te lsquoreds-ave Rafa Benitez ekzistonte nje mungese e theksuar komunikimi per te mos thene armiqesi. Por Ferguson duket se problemin e ka pasur me Benitezin pasi me paraardhesit e spanjollit tek Liverpuli Gerard Hulier dhe Roi Evans relatat nuk kane qene te keqija. Une jam i sigurt se ai do te me ofroje nje gote vere kur te shkojme ne Old Trafford te dielen sot dhe une do te bej te njejten gje kur ai te na ktheje viziten - perfundoi Hodgson. Nderkohe qe Rio Ferdinand nuk i trembet me sulmuesit Fernando Torres pavaresisht se spanjolli u ka shenuar tre gola gjate tri perballjeve te fundit me Liverpulin. Kam degjuar ekspertet qe i meshonin rendesise se rikthimit te Fernandos - tha qendermbrojtesi i United. Ai ka qene i demtuar per nje kohe te gjate dhe tashme pritet rikthimi keshtu qe mos prisni qe te jete menjehere ai i pari. Numri 5 i djajve ne fund tha se Mancesteri mbetej favorit ne derbin lokal. Per Liverpulin pritet te rikthehen ne formacion dy lojtare kyc si kapiteni Gerrard dhe Torres se bashku me Carragher dhe Skrtl pas pushimit ne ndeshjen me Steauan. Nderkohe per Mancesterin eshte i disponueshem Anderson por ky do ta nise takimin nga stoli. Ferdinand do te luaje prej minutes se pare perkrah kapitenit te ri te ekipit serbit Nemanja Vidic. Alex Ferguson ka konfirmuar se Nemanja Vidic do te jete futbollisti qe do te mbaje shiritin e kapitenit ne perballjen e sotme dhe gjate gjithe sezonit. Sic e shpjegova edhe javen e shkuar ajo cka kerkonim ishte nje futbollist qe te luante gjithnje. Te gjithe e dine se Nemanja Vidic ka luajtur rregullisht me skuadren pasi nuk eshte demtuar prandaj do te vazhdoje te jete kapiteni yne.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›