E Diel, 1 Nëntor 2026

Supervrasësi artist, del albumi i Çarls Manson

Një album me këngë të regjistruara nga vrasësi i famshëm amerikan, Çarls Manson, ka dalë në treg në Hollywood, Kaliforni. Regjistrimet e këngëve të kategorisë bluz-folk, janë bërë nga Manuel Vasquez, 26 vjeç, pronar i butikut Beauty is pain (bukuria është dhimbje), ku kanë dalë në shitje disqet. Disa nga materialet që Vasquez thotë se i ka marrë nga një mik, datojnë në vitet 80. Është ai që këndon dhe luan në kitarë, e po ashtu edhe reciton disa poezi, tha Vasquez. Manson është në burgun Cochran State dhe nuk merr asnjë përfitim nga albumi. Vasquez, i cili nuk kishte lindur kur familja Manson terrorizoi Karolinën e Jugut në fund të viteve 60 me vrasjet masive, beson se Manson nuk ka pasur një gjykim të drejtë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›