E Diel, 1 Nëntor 2026

Hillari ndjek nga laptopi dhe të regjistruar fjalimin e Bill

Hillari, duke ndjekur fjalimin e bashkeshortit te saj, Bill Klinton

Ndërsa ish-presidenti amerikan, Bill Klinton mbajti një fjalim frymëzues natën e së mërkurës në Konventën Kombëtare të Partisë Demoktratike, Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, bashkëshortja e tij, ishte mijëra km larg, në Timorin Lindor.

Kështu, Klinton u detyrua të ndiqte një version të regjistruar të fjalimit, pas nuk mundi të anulonte takimin me kryeministrin e vendit, me të cilin pati edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ish presidenti, Klinton nuk harroi ti referohej bashkëshortes së tij gjatë fjalimit, duke lavdëruar Presidentin, Barak Obama, ai tha se; “Presidenti Obama emëroi disa anëtarë në kabinetin e tij, edhe pse ata mbështeten fillimisht Hillarin. Dreqin, ai ka emëruar edhe vetë Hillarin

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›