E Diel, 1 Nëntor 2026

Supriza ne Europa League zhgenjen Juventus

Nje super Chiellini dhe goli fantastik i Del Pieros kane shpetuar Juventusin nga nje deshtim ne Europa League dhe nuk i kane mjaftuar qe te startoje me fitore dhe 3 pike kete kompeticion.

Bardhezinjte kane barazuar 3-3 ne Olimpiko me polaket e Lech Poznan. Dopjetes se Rudnevs juventinet i jane kunderpergjigjur me dy golat te mbrojtesit Chiellini nderkohe qe me pas vendasit kaluan per here te pare ne avantazh me supergolin e kapitenit veteran.

Por ne fund polaket marrin 1 pike fale golit te Rudnevs ne minutat shtese te ndeshjes.

ka marre direkt kryesimin e grupit A Manchester City i Mancinit. Skuadra angleze ka fituar ne transferte 0-2 ndaj austriakeve te Salzburg fale golave te David Silves dhe Jo.

Fale nje loje mjaft te mire ne pjesen e dyte Liverpool ka shkaterruar 4-1Steauan e Bukureshtit. Jo Cole kaloi shpejt anglezet ne avantazh nderkohe qe Tanase barazoi ne te 13 rezultat qe nuk ndryshoi deri ne fund te pjeses se pare.

Rifillimi i lojes ishte serish i mire per Liverpool qe dyfishoi me Ngong me 11 metersh Lucas trefishoi rezultatin dhe ne fund 21 vjecari francez Ngong vulosi startin e mire te anglezeve ne Europa League.

Nuk kane munguar suprizat ne ndeshjet e para te ketij kompeticioni. Kane pesuar humbje 3 skuadrat spanjolle Atletico Madrid Sevilla dhe Villarreal nderkohe qe nuk kane mundur te marrin asnje pike edhe Palermo dhe Anderlehti te cilet jane mundur respektivisht nga Sparta Parga dhe Zenit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›