E Shtunë, 31 Tetor 2026

Surprize per Edin djali i tij shfaqet ne nje klip

Arbana shprehet se eshte koha te flase per Edgarin. Ai ka qene gjithnje ne sfide me kohen. Jeta e tij eshte e mbushur me emocione. Ai eshte nje udhetar i palodhur qe megjithese ka 52 vite mbi shpine nuk rresht kurre se sfiduari vetveten.

Sonte Edgari do te marre nje surprize shume te kendshme. Arbana pyet Edin si po e perjeton eksperiencen ne BB e me pas i kerkon te shkoje ne dhomen e surprizave. Edi pergjigjet se po kalon per mrekulli e eshte i lumtur qe nuk eshte penduar qe e ka ndermarre kete nisme per te konkuruar ne BB.

Edi shkon ne dhomen e surprizave ku dhoma eshte e mbushur me foto te djalit te tij e ai emocionohet shume. Edi shprehet se rrefimi eshte dicka per te cilen njeriu ka nevoje e ai e ka bere shpesh.

Edi eshte shprehur dhe ne rrefimin e tij se ka nje lidhje mjaft te rendesishme me Edgar Junior djalin e tij te cilin eshte munduar ta rrise te forte e te behet i zoti i vetes. Edgar Junior ia ka dale me se miri e talenti i tij i ka kaluar kufinjte.

Arbana e fton Edin te ndjeke nje klip surprize ku shfaqet se pari Edi duke folur per djalin e tij me konkurentet e tjere. Ai tregon se djali i tij ka spikatur qe ne moshen gjashte vjecare e tregon per lidhjen e ngushte me te.

Se fundi Edit i shfaqet momenti kur djali i tij ka bere gol me Kombetaren e futbollit kete jave e ai eshte shume i emocionuar dhe e ndjek me kersheri videon e djalit te tij. Edgar Junior thote se i uron te atit fitore ne Big Brother ndersa golin qe ka bere ia ka dedikuar te emes.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›