E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djegia e votave karburant per opoziten

Qe nje ligj te jete funksional duhet te bazohet ne nje konsensus sa me te gjere te shoqerise rreth ceshtjes qe ai adreson. Per shembull ne qofte se ne Shqiperi miratohet nje ligj qe ndalon ngrenien e bukes do te mbetet thjesht nje ligj qe nuk do te vleje as sa letra ne te cilen do te jete shkruar. Sepse nuk mund te kete ligj ne bote qe te arrije te ndaloje shqiptaret te hane buke.
Duke cituar nene nga ligji elektoral shqiptar kater komisioneret e PD-se ne KQZ duan te djegin sa me pare fletet e votimit te zgjedhjeve te fundit parlamentare ne menyre qe te zbrazin kutite per zgjedhjet e ardhshme lokale. Juriste shqiptare si dhe ambasadori i OSBE-se ne Tirane e kundershtojne nismen e komisionereve te PD-se me argumentin se prokuroria ka ne dore padi ne lidhje me zgjedhjet e fundit dhe asaj me ligj i duhen ruajtur fletet e votimit deri ne dy vjet nga dorezimi i padive.
Por le ta quajme te mireqene per nje cast se nisma e komisionereve te PD-se nuk ka asnje te care juridike pra qe legjislacioni ne fuqi nuk lejon asnje hapesire per mbajtjen me tej te fleteve te votimit. A do te mirepritej nga shoqeria shqiptare zbatimi i ligjit ne kete rast Ndryshe nga rasti i mesiperm hipotetik i ndalimit te ngrenies se bukes jo te gjithe shqiptaret do te ishin kunder djegies se fleteve te votimit. Madje shumica e militanteve te PD-se do te ishin me se te kenaqur nga djegia e tyre. Por militantet e PD-se nuk perbejne as cerekun e votuesve shqiptare ne zgjedhjet e fundit vetem 27 e zgjedhesve te pranishem ne Shqiperi votuan per PD-ne.
Pjesa e elektoratit shqiptar qe nuk votoi ne zgjedhjet e fundit per PD-ne mund te ndahet ne tri grupe 1 - zgjedhes te vendosur te koalicionit te PS-se 2 - zgjedhes te tjere qe votuan per te majten 3 - zgjedhes te pranishem ne Shqiperi qe nuk votuan fare. Grupi i pare do te ishte pa dyshim me se i revoltuar nga djegia e fleteve te votimit. Ne grupin e dyte duke perjashtuar leseistet qe kane perfituar drejtpersedrejti apo terthorazi nga futja e LSI-se ne qeveri mendja ta do se shumica do te ishte kunder djegies. Ndersa ne grupin e trete gjasat jane qe nje pakice jo e vogel do te shqetesohej nga djegia e fleteve te votimit. Reagimi i secilit prej grupeve te mesiperme ndaj djegies se mundshme te fleteve te votimit do te kete nje ndikim te rendesishem ne zgjedhjet e ardhshme lokale per zhvillimin normal te te cilave jane aq te shqetesuar komisioneret e PD-se ne KQZ. Keshtu revoltimi i zgjedhesve te vendosur te koalicionit te PS-se do te sherbente si nje katalizator per energjizimin e tyre ne fushaten zgjedhore. Kundershtimi i zgjedhesve te tjere te se majtes mund ti beje ata te votojne perseri per te majten ne zgjedhjet lokale. Ndersa shqetesimi i zgjedhesve qe nuk votuan fare mund ti beje disa prej tyre te marrin pjese ne zgjedhje e te votojne kunder PD-se. Nje mbajtje apo rritje e numrit te votuesve ne krahasim me zgjedhjet parlamentare te 2009-es do ta favorizonte koalicionin e majte ne perqindje sepse numri i votuesve ne total bie zakonisht ne zgjedhjet lokale. Keshtu per shembull ne zgjedhjet per Bashkine e Tiranes ne 2007-en moren pjese 73 mije vete me pak se ne 2009-en. Dhe vetem rreth 12-13 mije vota ne kete diference mund te shpjegohen me rritjen e popullsise ne dy vjet. Ne qofte se takticienet politike te PD-se bejne llogarite e mesiperme i bie qe ta keshillojne kryetarin e saj se eshte ne interesin e partise se tyre qe zgjedhjet lokale te mbeten lokale. Pra qe ne fokusin e tyre te mbeten rruget ujesjellesit kanalizimet shkollat kopshtet cerdhet etj. Sjellja ne fokus e nje ceshtjeje te mprehte politike si djegia e fleteve te votimit do te bente qe zgjedhjet lokale te merrnin karakter kombetar. Kjo sepse do ta kthente opoziten ne nje flamurtare te luftes kunder despotizmit te maxhorances se ciles i duhet dhene goditja parapergatitore ne zgjedhjet lokale.
Por si mund ta ndaloje kryetari i PD-se djegien e fleteve te votimit kur komisioneret e PD-se ne KQZ deklarojne se jane te detyruar nga ligji qe ta bejne kete gje Kushdo qe ka jetuar ne Shqiperi 20 vjetet e fundit e di se do te mjaftonte vetem nje telefonate e bosit te PD-se qe djegia e fleteve te harrohej. Por edhe sikur te hamendesojme se telefonata e tij nuk do te pinte uje ekziston nje rruge ligjore per ta bllokuar djegien.
Sic u theksua ne fillim te ketij shkrimi qe nje ligj te jene funksional duhet te bazohet ne nje konsensus sa me te gjere te shoqerise rreth ceshtjes qe ai adreson. Dhe perderisa nuk ekziston nje konsensus i gjere rreth djegies se fleteve te votimit mund te ndryshohen ato nene qe sipas komisionereve te PD-se i detyron ata ti djegin. Dhe nje ndryshim i ligjit qe ka konsensus te gjere te shoqerise mund te kete edhe fuqi prapavepruese. Dhe ne qofte se Kushtetuta nuk e lejon kete gje edhe ajo mund te ndryshohet...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›