Vampiri uruguajan i Ajax

Sulmuesi i Ajax Luis Suarez ka kafshuar nje lojtar kundershtar gjate ndeshjes Ajax-Psv.
Kamerat kane filmuar sulmuesin duke kafshuar ne qafe lojtarin e PSV Eindhoven Otman Bakkal gjate ndeshjes qe u luajt te shtunen e kaluar.
Arbitri nuk e pa kete incident dhe Suarez nuk u ndeshkua por Federata Hollandeze e Futbollit po heton ngjarjen dhe mund te marre masa ndeshkuese per lojtarin uruguajan.
Nga ana e tij Ajax ka ndeshkuar futbollistin me dy ndeshje kampionati pezullim per kete episod dhe me nje gjobe shuma e se ciles nuk behet e ditur.