Suzana Turku; “Pax Dei”, kur zërat prekin qiellin
Një koncert ceremonial organizohet më 23 dhjetor, me rastin e 15-vjetorit të krijimit të korit të njohur “Pax Dei”, themeluar dhe drejtuar nga mjeshtrja Suzana Turku. Në këtë koncert do të kenë pjesëmarrje të veçantë solistët Marjana Leka, Kastriot Tusha, si dhe solistë të korit, Roza Topi, Eriona Gjyzeli, Dorina Selimaj, Aleksandër Rrapi, Pandush Koko, Lindita Kola, Alma Strazimiri, Majlinda Laskaj etj. Si u krijua grupi më i famshëm i korit në Tiranë, duke thyer tabutë e muzikës klasike qysh në ‘93. Suzana Turku, një jetë e rrëfyer me “Pax Dei”, në botimin e Zamir Këlliçit, që pritet të promovohet në një ditë, bashkë me dokumentarin kushtuar këtij kori
Një koncert ceremonial organizohet më 23 dhjetor, me rastin e 15-vjetorit të krijimit të korit të njohur “Pax Dei”, themeluar dhe drejtuar nga mjeshtrja Suzana Turku. Në këtë koncert do të kenë pjesëmarrje të veçantë solistët Marjana Leka, Kastriot Tusha, si dhe solistë të korit, Roza Topi, Eriona Gjyzeli, Dorina Selimaj, Aleksandër Rrapi, Pandush Koko, Lindita Kola, Alma Strazimiri, Majlinda Laskaj etj., koncert-maestër Donika Çili, shoqëruar nga kori i Teatrit të Operës dhe Akademisë së Arteve, si dhe Orkestra Simfonike e TKOB-së. Veprimtaria e kësaj dite do të ketë në qendër të vëmendjen edhe promovimin e botimit “Zana dhe Pax -Dei i saj” me autor Zamir Këlliçin dhe Agron Gashin, si dhe do të shfaqet një film dokumentar kushtuar korit “Pax Dei”, me autorë Engjëll Ndocajn dhe Bujar Kore.
***
Në mbrëmjen e 7 korrikut 1993 ndodhi një ngjarje e rëndësishme për kulturën tonë, veçanërisht për artin tonë muzikor. Në sallën e Teatrit të Operës dhe Baletit u ngjit në skenë dhe dha koncertin e tij të parë grupi i ri koral, me emrin kuptimplotë dhe domethënës, “Pax Dei”.
Artdashësit dhe sidomos specialistët e muzikës u befasuan nga ajo që panë dhe dëgjuan atë mbrëmje. Ishte krejtësisht diçka e re, e bukur, e freskët, e këndshme, tingëlluese, një harmoni zërash me ngjyrime dhe ndjeshmëri të frazave muzikore, një interpretim i vërtetë e profesionalisht i arrirë artistik. Pjesa më e madhe e programit interpretohej açapela. Repertori ishte krejt i ri dhe në skenat tona dëgjohej për herë të parë.
Një sukses i jashtëzakonshëm; duartrokitje që nuk pushonin; “bravo” të forta që buçisnin në sallë; brohoritje; vlerësime maksimale për korin; falënderime për kënaqësinë e madhe dhe emocionet, që kori i kishte dhuruar publikut atë natë.
Mbas koncertit, këngëtarët, së bashku me dirigjenten e tyre, në hollin e TOB-it, në pritjen koktej të organizuar prej tyre, ndanë suksesin me të ftuarit, që ndoqën koncertin. Priteshin urime, por njëkohësisht edhe vërejtje për premierën e tyre. Ishte një mbrëmje me shumë emocione, me shumë urime, me përqafime e shtrëngime duarsh. Për artistët, koncerti ishte një fillim i mbarë. Spektatorët artdashës, e çmuan korin, që në koncertin e parë, për të renë që solli dhe do ta ndiqnin atë me admirim në tërë rrugëtimin e tij të gjatë koncertal.
“Pax Dei”, një grup i ri koral, i suksesshëm që në koncertin e parë - do të njihte suksese të njëpasnjëshme me koncertet e tij, jo vetëm në skenat e Tiranës e qyteteve të tjera të Shqipërisë, por edhe në ato të vendeve të ndryshme të Evropës, ku do të meritonte çmime dhe vlerësime të shumta.
Ky kor u ideua, u krijua, u organizua dhe u drejtua me profesionalizëm, përkushtim, virtualitet dhe skrupulozitet nga mjeshtrja e korit, dirigjentja e Trupës së Korit të TOB-it, Suzana Turku Kashara, Artiste e Merituar.
Emri dhe aktiviteti artistik i korit “Pax Dei” është i lidhur ngushtë, me emrin e krijueses dhe drejtueses, dirigjentes së mirënjohur, Suzana Turku. Pa këtë emër, vështirë që të kuptohet apo të pranohet suksesi i këtij grupi koral. Ajo është pikënisja, nxitësja, frymëzuesja e këtij grupi fantastik dhe shumë të veçantë.
Kompozitori Çesk Zadeja, Artist i Popullit, do të shprehej kështu për korin “Pax Dei”:
“…Vlerat dhe roli i ansamblit vokal “Pax Dei”, i themeluar nga dirigjentja e talentuar Suzana Turku, me përkushtim dhe ndërgjegje të lartë, po shpalos më tej traditat e muzikës vokale. Dirigjentja e palodhur, mblodhi rreth vetes vokalistë të devotshëm dhe me kërkesa profesionale për të përballuar detyrat sa të vështira artistike, aq edhe njerëzore, duke pasur parasysh se me ndryshimet dhe me lindjen e koncepteve të reja demokratike, edhe arti i interpretimit kishte fituar cilësi emocionale të reja shpirtërore. Kori “Pax Dei” i përgjigjet me profesionalizëm kërkesave interpretative, si në aspektin tekniko-vokal, ashtu dhe në atë të zbërthimit emocional të një repertori të shumëllojshëm, përfshirë të gjitha stilet e trashëguara, deri tek krijimtaria bashkëkohore.
Dirigjenten e karakterizon një profesionalizëm i lartë në planin teknik, duke filluar që nga lëvizjet plastike të duarve, që “flasin” me korin, përdorimi i qartë figurativ, emocional, ndjekja dhe organizimi i marrëdhënieve midis frazës muzikore dhe formës artistike në përgjithësi, me frymëmarrjen përkatëse sa delikate, e deri tek përcaktimi i individualitetit krijues, mbështetur nga një mendim që rrjedh nga brendia e veprës”.
Ndërsa kompozitori Tish Daija, Artist i Popullit, do të vlerësonte:
“Kori “Pax Dei” e ka gjetur plotësisht tashmë rrugën dhe pozicionin e vet artistik, të cilën në fillimet e veta nuk e kishte aq të lehtë, madje e kishte shumë të vështirë.
ë praktikën korale, kishte shumë vite që kishin bërë “divorc” me grupet korale açapela, por Zana Turku zgjodhi rrugën më të vështirë, të krijonte një grup që na mungonte dhe për të cilin kishim nevojë. Në koncertin e fundit të “Pax Dei”-t, me rastin e Krishtlindjeve, u binda se Suzana Turku, me talentin, kulturën dhe temperamentin e saj, kërkon vazhdimisht ngjitje. Elementët e korit, gjatë ekzekutimit, shkrihen krejtësisht me dirigjenten. Zërat e këngëtarëve janë unifikuar në maksimum, janë homogjenizuar. Koristët-solistë, të cilët janë mjaft, kur këndojnë solo, nxjerrin në pah individualitetin e tyre, por kur hyjnë në kor, e humbin atë, duke u shkrirë në një zë të vetëm. Kjo mendoj se është suksesi kryesor i grupit, për të cilin është dashur shumë përpjekje, zgjuarsi, përvojë dhe talent”.
Si u krijua ky grup koral?
Ishte pranvera e vitit 1993, kur filluan përpjekjet e para për krijimin dhe organizimin e “Pax Dei”-t; kishte kaluar veçse një vit, nga përmbysja e madhe historike, që ndodhi në vendin tonë. Kalimi nga një sistem qeverisës totalitar, në atë demokratik, pati ndikimet e veta edhe në fushën e kulturës dhe arteve. Regjimi komunist, duke e politizuar krejtësisht kulturën dhe artin, e kishte izoluar atë nga kultura perëndimore. Kontradiktat dhe paradokset ishin të pashmangshme në vitet e para të tranzicionit. Vështirësitë ekonomike dhe trysnia në trupat artistike, detyruan mjaft artistë të largoheshin nga vendi. Por, shumë prej tyre, qëndruan dhe shpresuan tek e ardhmja. Edhe Zana, ndonëse në kushte të vështira, qëndroi në Shqipëri, edhe pse pati mjaft oferta nga jashtë vendit. Ajo qëndroi, guxoi dhe krijoi në vendin e saj, për kulturën dhe artin e vendit të vet.
Zana tregon: Ideja për të krijuar korin “Pax Dei”, më ka lindur që kur isha për specializim në Massacusset të SHBA-së, pranë korit “Gloria del Cantrores”, me dirigjent Elisabeth Patterson. Atje pasurova përvojën time, duke studiuar muzikën paraklasike dhe korale. Aty mësova disa elementë të rinj, që ende nuk ishin zbatuar në vendin tonë. Meqenëse kori i operës ishte një kor i madh, ishte e pamundur, që ta realizoja idenë time. Kështu, mendova që të krijoja një grup koral më të vogël dhe më të manovrueshëm. “Pax Dei” është një kor i vogël, me rreth 20 këngëtarë dhe ekzekuton muzikë korale paraklasike, bashkëkohore, të literaturës botërore muzikore, muzikë të popujve të ndryshëm dhe muzikë popullore e patriotike shqiptare, të përpunuar për kor etj. Këto pjesë muzikore korale ekzekutohen në përgjithësi pa shoqërim orkestral “açapela”. Si pikësynim për këtë grup vokal, në radhë të parë, unë kam pasur ngritjen e nivelit të interpretimit të pjesëve më të mira të literaturës së muzikës korale “açapela” ose të shoqëruara vetëm me piano. Pikësynimi im, nga ana tjetër, është që ta njoh spektatorin me kultura të ndryshme muzikore të popujve të tjerë. Duhet të vazhdojmë të krijojmë, patjetër, traditën e muzikës korale. Kjo traditë, nuk mungon në botë. Në shumë vende ka kore të mira, bile dhe amatore. E kam thënë edhe herë tjetër, që për mua koret janë tregues të kulturës së një populli, sepse nëpër koret është vetë populli që këndon.
***
Kori “Pax Dei” lindi si një kërkesë e brendshme shpirtërore, e domosdoshme, për t’i dhënë mesazhe të fuqishme njerëzore dhe paqeje shoqërisë shqiptare, që aq shumë u trazua në prag të ndryshimeve të “Pax”- mëdha. “Pax Dei” është i pari formacion koral në llojin e vet në historinë e muzikës shqiptare, një formacion solid i përbërë nga 21 muzikantë të apasionuar dhe profesionalisht e vokalisht të mirëpërgatitur. Ai është një kor i aftë për të kënduar bukur: muzikën religjioze (musica sacra) të periudhave dhe stileve të ndryshme, muzikën korale paraklasike e klasike dhe të periudhave të mëvonshme, deri në ato bashkëkohore (moderne), muzikën amerikane dhe evropiane, muzikë tabu, e ndaluar në të kaluarën. Ky grup koral, ekzekuton me mjeshtri muzikën korale operistike dhe muzikën e zgjedhur korale shqiptare, si populloren, ashtu edhe patriotiken, të përpunuara dhe të përshtatura me mjeshtri për këtë formacion, nga kompozitorët tanë: Çesk Zadeja, Tonin Harapi, Limoz Dizdari, Feim Ibrahimi, Nikolla Zoraqi, Aleksandër Peçi etj. Mjaft kompozitorë shqiptarë kanë shkruar dhe përpunuar pjesë korale, enkas për këtë kor. Një ndihmesë të veçantë, me përpunimet e tij mjeshtrore për këtë formacion koral, ka dhënë muzikanti, Mjeshtri Gjon Simoni. Të gjitha këto krijime dhe përpunime kanë pasur një tingëllim të veçantë në interpretimin e grupit “Pax Dei”, si në skenat shqiptare, ashtu dhe në ato të huaja.
Që prej krijimit, në vitin 1993, në sektorët e këtij kori (soprano, alto, tenor e bass) ka pasur ndryshime dhe përtëritje me zëra të rinj. Disa prej tyre, për arsye të ndryshme janë larguar; por ata janë zëvendësuar nga këngëtarë të tjerë, mjaft të talentuar dhe vokalistë të mirë. Pothuajse të gjithë pjesëtarët e “Pax Dei”-t, në shumë raste kanë kënduar dhe si stolistë, siç janë koristët: Roza Topi, Valentina Jaho, Sofika Kole, Shpresa Terezi, Pandush Koko, Aleksandër Rrapi, Edvin Kastrati, Alma Strazimiri, Eriona Gjyzeli, Lindita Kole, Mimoza Kosturi, Aurora Taçi, Rudin Sata, Dionis Delia e të tjerë. Por, si solistë të këtij grupi, kanë kënduar edhe këngëtarët e TKOB-it, si sopranot: Marjana Leka, Etleva Golemi, Suzana Frashëri (e ftuar), Manjola Nallbani, tenorët Adrian Xhema e Josif Gjipali, basi Kaman Aliko, baritoni Agim Duro e shumë të tjerë. Të gjithë këta janë ndierë entuziastë dhe të privilegjuar, që kanë marrë pjesë në koncertet e këtij grupi, i cili nga koncerti në koncert, po tregon veten si një ansambël artistik dinjitoz e virtuoz, dhe e gjitha kjo, në sajë të punës këmbëngulëse, të palodhur, me nivel të lartë profesionalizmi artistik, të dirigjentes së mirënjohur, themelueses, Suzana Turku - Kashara.
Ky kor, repertorin e vet e interpreton açapela, pa shoqërim, por në disa raste dhe i shoqëruar me instrumentin e pianos ose të organos. Në koncertet e para, ka shoqëruar koncertmaestri, pianisti Agron Xoxe; më vonë në të u aktivizua pianistja Donika Çili, e cila për shumë vite me radhë po shoqëron si provat, ashtu edhe koncertet e suksesshme të “Pax Dei”-t. Në organo ka shoqëruar edhe pianistja Deniola Kuraja. Në ndonjë rast, koncertet e këtij kori, janë shoqëruar edhe nga: “Kuarteti i tunxhit” i Akademisë së Arteve të Bukura, drejtuar nga Prof. Isak Shehu, Orkestra Simfonike e RTSH-së, Orkestra e Bashkuar Ballkanike, Orkestra e Akademisë së Arteve dhe Filarmonia e Shkupit etj.
Në punën për krijimin, organizimin dhe drejtimin e këtij grupi, Mjeshtrja Suzana Turku - Kashara u mbështet në edukimin e saj shkollor muzikor, në përvojën disavjeçare të drejtimit të koreve të Liceut Artistik “Jordan Misja” dhe të shumë koreve amatore, por sidomos në përvojën dhjetëvjeçare të fituar si mjeshtre e korit dhe dirigjente e trupës korale më të kualifikuar dhe të vetmes profesioniste në Shqipëri - Korit të Teatrit të Operës. Gjithashtu, ajo u mbështet, edhe në përvojën dhe arritjet e kolegëve të saj paraardhës.
Në punën e saj, ajo u ndihmua dhe me specializimet e kualifikimet që kishte bërë në Francë, Rumani, Slloveni, Gjermani, Austri, Norvegji e sidomos në SHBA. Por për të arritur rezultate dhe nivelin e dëshiruar, duhej zbatuar një disiplinë e rreptë artistike, rigorozitet dhe korrektësi në punë. Në përzgjedhjen e këngëtarëve, që do të bënin pjesë në këtë grup të ri, Mjeshtrja Suzana Turku - Kashara tregoi një kujdes të veçantë. Ajo u bazua vetëm tek Trupa e Korit të Operës. Nuk u nis aspak për të marrë më të mirët e kësaj trupe, por ata që për nga timbrika e zërit, kulturës së tyre muzikore dhe disa veçorive të tyre vokale, do t’i përshtateshin më mirë natyrës dhe detyrave artistike të interpretimit të gjinive, stileve, epokave të repertorit të “Pax Dei”-t. Me durim, ajo gjeti elementët e përshtatshëm, me të cilët do të punonte. Ishte e ndërgjegjshme, se do t’i duhej shumë punë për të arritur objektivat, që kishte marrë përsipër të realizonte.
Dhe koncertet e para nuk e zhgënjyen. Ndonjë mangësi ose dobësi, që vetëm ajo i dinte, do t’i shmangte me punë këmbëngulëse dhe përkushtim. Natyrisht, që në fillim pati dhe hasi në vështirësi të natyrave të ndryshme, sidomos në trajtimin financiar të këngëtarëve e të tjera probleme teknike dhe organizative. Por, falë mbështetjes familjare, kontributeve personale dhe sponsorizimeve të para, që iu ofruan, grupi mundi t’i zgjidhë gradualisht këto probleme. Pavarësisht nga këto, entuziazmi dhe gatishmëria e këngëtarëve nuk mungoi. Ata u bënë mbështetje për të.
Ajo punoi me profesionalizëm dhe durim, duke ua shpjeguar dhe duke ua zbërthyer deri në detaje materialin muzikor, deri në imtësi gjinitë, stilet dhe epokën që i përkiste pjesa në punim. Kërkonte ndjeshmërinë e frazës muzikore, ngjyrimet e saj, intensitetin, theksimin, frymëmarrjen, shpërthimet e të tjera kërkesa, që i jepnin shpirt interpretimit. Dhe kështu, provë pas prove, ditë pas dite, u arrit tek premiera e koncertit të parë të suksesshëm dhe në shumë e shumë shfaqje të tjera dinjitoze të korit “Pax Dei”.
Solistja e madhe e TKOB-it, sopranoja Marjana Leka, pjesëmarrëse në disa koncerte të “Pax Dei”-t, do të shprehej më vonë: “Zysh Zana më ka ftuar herë pas here të këndoj si soliste te “Pax Dei” dhe unë e kam pasur për nder dhe njëkohësisht kam ndjerë edhe përgjegjësi. Të kënduarit tek ky kor ka specifikën e vet. Duhet të shkrihesh krejtësisht me të kënduarit e korit; ndjeshmëria, ngjyrat, frazimi, janë tepër delikate. E theksoj: të këndosh te “Pax Dei” duhet përgatitje dhe përgjegjësi e madhe artistike. Një pjesë të suksesit tim si soliste ia dedikoj dirigjentes Suzana Turku. Mësimet, sugjerimet, këshillat dhe inkurajimet e saja, bënë që unë të jem soliste në Teatrin e Operës, dhe si e tillë, të arrij të meritoj vlerësime dhe çmime”.
Po ashtu dhe solistja e TKOB-it, sopranoja Etleva Golemi, do të thoshte me sinqeritet se “kam shumë mbresa të mira dhe të këndshme kur kam punuar, bërë prova dhe kënduar si soliste dhe koriste te “Pax Dei”. Teknika dhe mënyra e të kënduarit te “Pax Dei” ndryshon me ato të operës. Te “Pax Dei” duhet të ruash intensitetin e vokalit, ngjyrimet, frazën. Duhet të shkrihesh e tëra me grupin. Për mua, të kënduarit tek “Pax Dei” ka qenë një shkollë e dytë, një përvojë tepër e vlefshme në aktivitetin tim solistik në TKOB”.
Dhe më tej, sopranoja Golemi vazhdon: “...Dirigjentja Zana, në studio, të nxiste dhe të bënte që ta ndieje punën të lehtë, të kollajshme. Ajo ishte tepër e thjeshtë, e komunikueshme, dhe mbi të gjitha tepër njerëzore dhe e kulturuar, shumë e aftë dhe e përgatitur në profesionin e saj, me të cilin e ka lidhur jetën. Kori PAX DEI nën drejtimin e dirigjentes Suzana Turku - Kashara, ka fituar një fizionomi të qartë stilistike në interpretim, lëvizshmëri në frazim, artikulim dhe mprehtësi në mbajtjen e ritmit, diksion dhe intonacion korrekt, tipare që përftohen nga një punë e dyanshme dirigjent - kor.
Ky kor ka zëra cilësorë. Për mbajtjen në formë dhe në nivel artistik të tyre; për këtë ka shumë meritë mjeshtrja. Pa punën e saj kërkuese e këmbëngulëse, nuk do të ishte arritur kompaktësia e zërave tek të gjitha grupet, aftësia realizuese e një dinamike të detyruar, saktësia ritmike dhe ai vetëkontroll në dobi të unifikimit të zërave - cilësi që karakterizojnë gjithë ansamblin “Pax Dei”.
Pjesëmarrjet e korit “Pax Dei” në ekzekutimin e veprës madhore Simfonia e 9-të e Bethoven-it, në festivalin “Vera e Ohrit” (gusht 2003), së bashku me koret e Teatrit të Operave të Maqedonisë dhe të Bullgarisë, apo Oratoriot e Rekuiemet e Hendel-it, Bah-ut, Moxart-it, Hajden-it e tjera, bënë që grupi të bëhej i njohur, të vlerësohej e ndiqej me interes nga publiku. “Pax Dei” u bë një “ambasador” i nderuar i kulturës shqiptare, duke ngritur lart imazhin e vendit tonë në shumë vende të Evropës.
Kori “Pax Dei” ka dhënë koncerte të suksesshme në Greqi, Gjermani, Itali, Zvicër, Maqedoni, Kosovë etj.
Në vitin 1994, ky kor është pranuar si anëtar në “Europa Cantat”- Federata Ndërkombëtare e Koreve. Ky anëtarësim, i mundësoi pjesëmarrjen në Konkursin Ndërkombëtar të Koreve “Mendelson”, që u zhvillua në Dautphetal Hessen të Gjermanisë, në datat 18-21 korrik, 1996. Në këtë konkurs, u paraqitën 76 trupa korale nga shtete të ndryshme, me 2.500 koristë dhe dirigjentë. Programi i konkursit kërkonte tri pjesë për konkurrim: dy pjesë të detyruara (paraklasike dhe romantike) dhe një pjesë me zgjedhje të lirë. Si paraklasike “Pax Dei” zgjodhi “Questa Dolce Sirena” të Gastold-it; si pjesë romantike zgjodhi “Heilind ist der Herr” të F. Shubert-it; kurse si pjesë të lirë zgjodhi Suite shqiptare me krijime të Gjon Simonit, Nikolla Zoraqit, Tonin Harapit dhe Çesk Zadesë. Fakti, që bota do të njihej për herë të parë me një kor shqiptar dhe me vepra të muzikës shqiptare, e shtonte dhe më tepër përgjegjësinë e koristëve dhe sidomos të dirigjentes së tyre.
Ja si tregon Zana për këtë ngjarje të rëndësishme: “Koristët e “Pax Dei”-t janë shumë të mirë dhe të përgatitur. Ata më kuptojnë mjaft mirë. Gjithashtu, ata janë të vetëdijshëm për përgjegjësinë që kanë në këtë lloj bashkëpunimi artistik. Kjo është më e rëndësishmja, sepse janë ata që realizojnë mendimin tim. Ne çuam në të vërtetë diçka të re dhe të bukur në këtë konkurs, ndjeshmërinë dhe temperamentin shqiptar, sidomos me pjesët e kompozitorëve tanë. Kur përfunduam programin tonë, dëgjuam nga publiku shumë thirrje entuziaste: “Bravo-bravo”, “Super-super” dhe duartrokitje të zgjatura. Kjo na gëzoi shumë dhe na shtoi pretendimet.
Natyrshëm na lindi pyetja: A do të fitojmë ndonjë trofe? - Dhe ashtu ndodhi. Juria, që përbëhej nga disa profesorë dhe doktorë në muzikë, na vlerësoi. Të gjithë dirigjentët pjesëmarrës u ngjitën në skenë dhe na uruan për suksesin; ata na duartrokitën. Kur dola dhe përshëndeta në fund, ndjeva kënaqësi dhe më vinte mjaft mirë. U vlerësuam nga pjesëmarrësit dhe nga vetë presidenti i konkursit, i cili tha: Kor shumë i mirë. Kjo thënie na gëzoi. Gjithçka u filmua. Por, kur dëgjuam emrin “Pax Dei”, që merrte diplomën e argjendtë, nuk na besohej! U hodhëm përpjetë, të gjithë, pa përjashtim, nga entuziazmi dhe gëzimi. Vetë pjesëmarrja në këtë konkurs ishte arritje dhe sukses për ne, e jo më të nderoheshim me Diplomën e Argjendtë. Vlen të theksohet se kjo veprimtari artistike korale ishte dhe një manifestim i forcimit të miqësisë e paqes midis popujve në botë. Ishin katër ditë të paharruara për ne. Krijuam lidhje me dirigjentë e kore të tjera, për bashkëpunime dhe shkëmbime përvojash, të cilët, më vonë, na ftuan edhe për të marrë pjesë në festivalet korale në vendet e tyre”.