E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi; Letër-porosi në Arabinë Saudite për pyetjen e Yassin Kadi-së

Gjykata e Krimeve të Rënda, pasi refuzoi pyetjen me video-konferencë të sheikut Yassin Kadi, apo dhe kërkesën e palës mbrojtëse për të shkuar në Çad dhe të merret dëshmia e tij, vendosi që përmes një letër-porosie, Kadi t’u përgjigjet pyetjeve të palëve, prokurorit, avokatit dhe gjykatës. Vendimi është marrë gjatë seancës së djeshme nga kryesuesi i trupit gjykues, Sandër Simoni, ndërkohë që ekzekutimi i kësaj letër-porosie pritet të bëhet nga Ministria e Drejtësisë. Sheiku Kadi, i kërkuar për financim terrorizmi nga OKB, do t’u përgjigjet gjithë pyetjeve të dërguara nga avokati i administratorit të pronave të tij në Shqipëri, Ramzeh Abu Rayyan. Me vendim gjykate, janë sekuestruar prej disa kohësh pronat e Kadi-së, ndërkohë që administratori i tij akuzohet se ka vepruar në kundërshtim me ligjin pas sekuestrimit të këtyre pasurive.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›