Suzuki, në kërkim të shpejtësisë

Testet e Indonezisë kanë përfunduar dhe për skuadrat e MotoGP është momenti për të bërë bilancin e asaj çfarë përfituan në cirkuitin e Mandalika. Mes skuderive të buzëqeshura është edhe Suzuki i Johan Mir dhe Alex Rins, me këtë të fundit që u rendit i gjashti në xhiron e fundit më kohën 1.31.477. Kurse kampioni i botës për vitin 2020 nuk mundi të marrë pjesë në provat e ditës së hënë për shkak të një problemi fizik. Mir, gjithsesi, shprehet i kënaqur për performancën e motorit:
“Po, mund të them se jam i kënaqur, xhiroja e parë dhe e dytë e testit dhanë indicie se kemi hedhur një hap përpara, sigurisht ka ende problem, por jam i bindur se do të jemi gati për garën e parë në Katar”, deklaroi Mir. Në të njëjtën linjë vijon edhe Alex Rins: “Motori ynë GSX-RR, është përmirësuar shumë, dhe rendimenti është më i lartë se një vit më parë, kemi punuar mirë në Sepang dhe tani në Indonezi, testet e para na japin besim se do të jemi në gjendje të luftojmë për podiumin”, deklaroi Rins.
Përgatitjet për startin e sezonit të ri në MotoGP përfundojnë me testet e Portugalisë në Portimao, gjithçka nis më 19 shkurt, kurse sezoni i ri ndez motorët më 6 mars me çmimin e madh të Katarit.