E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tirana, finaliste e Kupës së Shqipërisë

Tirana dominon ndaj Partizanit edhe në ndeshjen e kthimit të raundit gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë. Një ndeshje, e cila ka ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar dhe që është zhvilluar në sallën olimpike “Feti Borova”. Partizani është munduar të rezistojë qoftë në setin e parë, por edhe në të dytin. 
Mirëpo djemtë e Ylli Tomorrit nuk kanë mundur ta bëjnë atë hapin final të fitimit të setit, që në fakt i ka takuar Tiranës. 25-23 dhe 25-22 dhe i treti është thjeshtë për statistikë. 25-15 po për Tiranën dhe në përfundim 3-0 për bardheblutë e Arben Sakos.
Ndërkohë finalisti i dytë i Kupës së Shqipërisë është Erzeni, që e ka mundur Skënderbeun edhe në ndeshjen e kthimit, 3-1. Finalet e Kupës së Shqipërisë, si për meshkuj, ashtu dhe për femra do të zhvillohen më 5 mars.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›