E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtina kundër ndërmjetësimit të OKB-së

Mosnjohja nga shumica e vendeve të kësaj organizate dhe qëndrimi neutral i zyrtarëve të saj ndaj statusit të Kosovës, janë arsyet e refuzimit të Prishtinës karshi rolit ndërmjetësues të OKB-së në negociatat e pritura pas vendimit të GJND-së.

BE me mekanizmat e saj dhe SHBA mbeten të preferuarit e politikanëve të Kosovës për ndërmjetësimin e këtyre bisedimeve, të cilat mund të fillojnë në vjeshtë.

Udhëheqësit e Kosovës nuk dëshirojnë që të komentojnë në këtë fazë, çështjet e ndjeshme në raportet e Kosovës me OKB-në, megjithëse jo zyrtarisht shprehen kundër implikimeve të saj në bisedimet e ardhshme.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi pa dashur të japë komente rreth mundësisë që bisedimet Prishtinë-Beograd të ndërmjetësohen nga OKB-ja, ka thënë vetëm se nuk ka kurrfarë informacionesh lidhur me këtë temë.

Ndërsa, përfaqësuesit e opozitës nuk i fshehin qëndrimet e tyre kundër ndërmjetësimit të OKB-së në bisedimet e mundshme ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. /Zëri/Telegrafi/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›