“Sy m’Sy”, Rama u përgjigjet nesër në orën 08:30 pyetjeve të qytetarëve

TIRANË, 10 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë nesër në orën 08:30 të mëngjesit takimin online me qytetarët në rrjetet e tij sociale, ku u përgjigjet drejtpërdrejt pyetjeve të këtyre të fundit.
“Sy m’Sy” është një hapësirë e posaçme kohore, për t’iu përgjigjur sa më shumë komentuesve në rrjetet sociale për çështje të ndryshme të aktualitetit në vend.
Kreu i qeverisë e zhvillon këtë takim të drejtpërdrejtë dy herë në javë, të martën dhe të enjten, në orën 08:30.
/r.e//a.f/