E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sekuestrohen 223 mijë euro në Durrës, arrestohet 36-vjeçari

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 36-vjeçar, rezident në Itali dhe i ka sekuestruar mbi 223 mijë euro, të cilat dyshohet se janë produkt i veprimtarive kriminale.

Policia bën me dije se 36-vjeçari i arrestuar tentoi  t’i nxirrte paratë nga Shqipëria, pa i deklaruar në pkk.

“Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje të Shqipërisë, me objektiva parandalimin dhe goditjen e krimeve ne kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në bashkëpunim me autoritetet doganore, finalizuan operacionin “Aseti”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi shqiptar, M. D., 36 vjeç, rezident në Itali, sepse iu gjetën në çantën e shpinës, 223 200 euro që tentonte t’i nxirrte nga Shqipëria, pa i deklaruar në pkk”, thuhet në njoftimin e policisë./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›