“Sy m’sy”, Rama u përgjigjet nesër në orën 08:30 pyetjeve të qytetarëve

TIRANË, 10 shkurt /ATSH/ Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë nesër në orën 08:30 të mëngjesit takimin online me qytetarët në rrjetet e tij sociale, ku u përgjigjet drejtpërdrejt pyetjeve të këtyre të fundit.
“Sy m’sy” është një hapësirë e posaçme kohore, për t’iu përgjigjur sa më shumë komentuesve në rrjetet sociale për çështje të ndryshme të aktualitetit, përfshirë edhe votën e diasporës.
Në këtë rubrikë Kryeministri përmes videomesazheve u përgjigjet komentuesve në rrjetet sociale.
Kreu i qeverisë e zhvillon këtë takim online live dy herë në javë të martën dhe të enjten në orën 08:30.
/a.f/r.e/