Synohet rimbursimi i taksave për produktet e blera
11/03/2010 Vendim për deklarimin e të ardhurave nga të gjithë qytetarët
Qeveria ka vendosur që të gjithë qytetarët do të deklarojnë të ardhurat personale. Kryeministri Sali Berisha, gjatë mbledhjes së djeshme të Qeverisë ka paraqitur amendamentet në ligjin e procedurave tatimore, të cilat sipas tij, synojnë thellimin e reformave në sistemin fiskal dhe kanë të bëjnë me vendosjen e deklaratës personale të të ardhurave. Çdo qytetar, pasi kryen blerjet, do të duhet të pajiset me kuponin tatimor për çdo produkt. Të gjithë kuponët do të dorëzohen në shtet në fund të vitit dhe Ministria e Financave do t’u kthejë qytetarëve taksat e tepërta që ata kanë paguar. Shefi i ekzekutivit ka perifrazuar këtë masë si dokumentim i transparencës universale për të ardhurat e qytetarëve, të cilat shtojnë detyrimet e Ministrisë së Financave dhe financave të vendit në tërësi ndaj qytetarëve. “Mbi bazën e tij, ato do të detyrohen t’u paguajnë qytetarëve në fund të vitit të gjitha taksat e tepërta që kanë paguar, pasi qytetarët paguajnë taksa në çdo gjë që blejnë. Ata do të mbledhin faturat dhe në fund do të kenë të drejtë, në përputhje me të ardhurat e tyre, të marrin detyrimet që kanë paguar me tepricë”, ka deklaruar Berisha. Deklarimi i pasurisë nga ana e qytetarëve, sipas Kryeministrit, përbën një normë dhe standard evropian.
Avokati i Tatimpaguesve
Qeveria ka miratuar disa amendamente në ligjin e procedurave tatimore, duke institucionalizuar Avokatin e Tatimpaguesve dhe Këshillin Konsultativ të Biznesit, që ngrihen në kuadrin e reformave të financuara nga Pragu i Mijëvjeçarit. Avokati i Tatimpaguesve do të jetë i vendosur në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Ka për detyrë të mbrojë të drejtat e tatimpaguesve nga arbitraritetet e mundshme të tatimmbledhësve. Berisha ka vlerësuar se edhe Këshilli Konsultativ Tatimor, që është jashtëzakonisht i rëndësishëm në procesin e funksionimit të sistemit tatimor, të modernizimit të tij dhe rritjes së transparencës, do të shqyrtojë veprimtarinë tërësore, funksionimin e këtij sistemi, transparencën që ky sistem përdor në raport me tatimpaguesit. “Nga njëra anë është barra fiskale më e ulët, por nga ana tjetër, duhet edhe barra burokratike më e ulët mbi shpatullat e tyre dhe ne po bëjmë çdo gjë për të lehtësuar veprimtarinë e bizneseve”, ka thënë shefi i ekzekutivit. Ai ka nënvizuar faktin se ngritja e këtyre dy institucioneve ka qenë objekt i diskutimit të gjerë me biznesin dhe qytetarët. Ai ritheksoi se konsultimet e gjera me grupet e interesit dhe komunitetet janë një kusht i përhershëm për të gjitha nismat dhe vendimet e Qeverisë. “Asnjë ligj dhe asnjë vendim që i intereson një grupi, shtrese a komuniteti të caktuar, nuk mund të vijë në Qeveri, pa u konsultuar më parë me ta”, shtoi Berisha. Ai pohoi se Qeveria nuk mund të marrë përsipër të pasqyrojë çdo mendim a dëshirë, por përpiqet të dëgjojë sa më shumë e të gjejë një rezultante sa më të përshtatshme për interesat e grupeve të interesit.
Këshilli Tatimor
Shqyrton procedurat e deklarimit e të pagimit të tatimeve me synim përmirësimin dhe lehtësimin e tyre.
Shqyrton vështirësitë që hasin tatimpaguesit në plotësimin e të drejtave që parashikohen nga legjislacioni tatimor.
Propozon masat për të garantuar respektimin e të drejtave të tatimpaguesve.
Propozon ndryshime të procedurave për të mundësuar plotësimin vullnetar të detyrimeve tatimore me një kosto më të ulët administrative për administratën tatimore dhe me një kosto më të ulët financiare për tatimpaguesit.
Harton materiale të shkruara të propozimeve për masat që mund të merren për përmirësimin e procedurave të deklarimit e të pagimit vullnetar të tatimeve.
Harton materiale të shkruara të propozimeve për plane konkrete bashkëpunimi, ndërmjet shoqatave profesionale tatimore, shoqatave të biznesit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, lidhur me informimin dhe edukimin e tatimpaguesve.
Organizon seminareve e të trajnimeve të përbashkëta për punonjësit e administratës tatimore dhe të organizatave profesionale tatimore të tatimpaguesve
Këshilli Tatimor mund të propozojë ndryshime në dispozitat ligjore e nënligjore tatimore, që lidhen me objektin e vet të veprimtarisë.
Avokati i Tatimpaguesve
Evidenton, klasifikon dhe trajton çdo ankesë nga tatimpaguesit.
Bashkёpunon me Drejtorinё e Shёrbimit tё Tatimpaguesve dhe Drejtorinё e Kontrollit tё Brendshёm.
Ndjek dhe trajton me korrektёsi çdo rast individual dhe mbylljen e arkivimin e tyre vetёm pasi ankesat tё jenё trajtuar e zgjidhur nё pёrputhje me legjislacionin tatimor.
Bën propozimet e zëvendësdrejtorëve të Pёrgjithshёm dhe koordinatorёve rajonalё tё DPT-sё, për masa administrative ndaj punonjёsve tё administratёs tatimore, tё cilёt kanё shkelur dispozitat e Kodit tё Sjelljes.
Referon rastet e veçanta Drejtorisё sё Investigimit tё Brendshёm ose Drejtorisё sё Investigimit Kriminal, nёse informacioni apo dokumentacioni i nxjerrё tregojnё se rasti nё fjalё kёrkon nisjen e procesit tё investigimit administrativ ose kriminal.
I bën propozime drejtorit të Pёrgjithshёm të Tatimeve pёr pёrmirёsime nё proceset e punёs dhe nё procedurat tatimore, si dhe lidhur me dispozitat e Kodit tё Etikёs, me synim pёrmirёsimin e shёrbimeve ndaj tatimpaguesve, reduktimin e barrёs administrative dhe lehtёsimin e procedurave pёr tatimpaguesit nё pёrmbushjen e detyrimeve tatimore.
Shoqëria civile
Qeveria përcakton një fond mbështetës
Qeveria do të mbështesë me fonde shoqërinë civile nëpërmjet një bordi të pavarur. Këshilli i Ministrave miratoi ngritjen e bordit mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile. Kryeministri Sali Berisha ka vlerësuar dje, gjatë mbledhjes së Qeverisë, rolin e shoqërisë civile si një faktor i rëndësishëm i zhvillimit të demokracisë dhe të tregut të lirë në vend. Sipas tij, organizata të ndryshme, pjesë e shoqërisë civile, gjatë këtyre 20 vjetëve kanë qenë promotore dhe avokate si në fushën e lirive dhe të drejtave njerëzore, promovimit të tyre, mbrojtjes së tyre, fushën e ligjeve, tregut të lirë, fushën sociale dhe në çdo fushë tjetër. Kryeministri Berisha, duke e cilësuar fondin si të domosdoshëm, u shpreh se Qeveria duhet të paguajë në mënyrë të veçantë kritikët e saj, organizatat që merren me denoncimin e korrupsionit. Duke theksuar se në mënyrë absolute nga Qeveria nuk do të ketë asnjë ndërhyrje, kreu i Qeverisë u shpreh se do të ishte në dobi të mirëpërdorimit të këtij fondi që bordi të ngrihet me përfaqësues të organizatave, shoqërisë civile, por dhe përfaqësues të administratës. “Problemi i vetëm është që disa sektorë janë më të ndjeshëm për shoqërinë dhe për vendin. Shpresoj se ky bord, që ngrihet me përfaqësues të organizatave, shoqërisë civile, por dhe përfaqësues të administratës, të shënojë arritje në mënyrën e përdorimit të fondit”, tha Berisha.
Lufta kundër korrupsionit
Prioritetet e planit me kohëzgjatje 30-mujore
Ministri i Shtetit, Genc Pollo, gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues për zbatimin e projektit të “Luftës kundër korrupsionit”, ka deklaruar se gjatë katër vjetëve të fundit, lufta kundër korrupsionit ka prodhuar arritje e suksese evidente. Gjatë kësaj mbledhjeje, ku merrte pjesë dhe Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Helmut Lohan, janë përcaktuar qëllimet kryesore të projektit të financuar nga IPA, me vlerë 2.1 milionë euro. Kështu synohet rritja e zbatimit të politikave dhe strategjive kundër korrupsionit (Strategjia kundër korrupsionit dhe Plani i Veprimit 2008-2013) në përputhje me rekomandimet e GRECO-s dhe MONEYVAL-in dhe angazhimet e Partneritetit Evropian. Po ashtu, synohet parandalimi dhe lufta e korrupsionit në sektorin e gjyqësorit, shëndetësisë, arsimit, bujqësisë etj. Zbatimi i këtij projekti me kohëzgjatje prej 30-muajsh ka filluar më 1 shtator 2009. Në këndvështrimin strategjik dhe kuadrin e zbatimit të strategjisë antikorrupsion, projekti IPA paraqet një rëndësi të veçantë dhe konkrete. Komiteti ka miratuar tashmë Planin e Veprimit për Zbatimin e Strategjisë Ndërsektoriale të Parandalimit e Luftës kundër Korrupsionit dhe Qeverisjes Transparente për këta 12 muaj, plan i cili detajon të gjitha veprimtaritë që çdo ministri do të ndërmarrë për luftimin e korrupsionit, rishikimin e procedurave e të veprimtarive, ku korrupsioni është i mundur.