Tërmet godet pjesën qendrore të Italisë
"Po kryejmë kontrolle për të verifikuar nëse ka dëme, por me sa duket për momentin nuk ka", deklaroi përgjegjësi për mbrojtjen civile të Marches, Roberto Oreficini. Epiqendra e tërmetit u lokalizua në thellësinë 37,7 km, në krahinën Macerata, në Marches. Lëkundja u ndje gjithashtu në bregdetin Adriatik, në qytetin e madh të Ankonës veçanërisht.
Para gjashtë ditësh, një tërmet me intensitet 4,2 ballë sipas shkallës Rihter goditi veriun e Toskanës (qendër) pa shkaktuar dëme. Italia regjistron rregullisht një aktivitet të dendur sizmik në territorin e saj. Në fillim të prillit, një tërmet i fortë goditi qendrën e vendit, rajonin e Abruzos, duke shkaktuar 300 të vdekur dhe dhjetëra mijëra të pastrehë.