TAP Azerbajxhani i gatshem per zbatimin e projektit

Azerbajxhani është i interesuar për zbatimin e projektit gazsjellësit TAP. Kjo është rikonfirmuar nga Kryetari i Asemblesë Kombëtare Ogaty Asadov, në takimin që pati me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli. Kryeparlamentari azer, theksoi se Azerbajxhani është shumë i interesuar në zbatimin e këtij projekti, për të cilin mendon se do të gjejë zgjidhje të suksesshme.
“Kemi pasur një takim shumë të frytshëm dhe kemi biseduar mbi të gjitha aspektet e marrëdhënieve mes dy vendeve. Siç e ka përmendur edhe Presidenti i Azerbajxhanit, mes dy vendeve nuk ka asnjë problem dhe ne jemi të interesuar të kemi marrëdhënie shumë të mira. Në axhendën tonë është forcimi i marrëdhënieve ekonomike me Shqipërinë. Azerbajxhani është shumë i interesuar në projektin TAP dhe besoj se ky projekt do të gjejë zgjidhje të suksesshme. Dëshiroj të bëj urimet më të mira për 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë”, u shpreh Asadov.
Nga ana e saj, kryetarja e Parlamentit shqiptar, ka vlerësuar se Shqipëria është shumë e interesuar për këtë projekt, i cili konsiderohet shumë i rëndësishëm.
“Për ne shqiptarët rëndësi të madhe ka projekti TAP dhe ekziston një memorandum mirëkuptimi për këtë projekt. Ne shqiptarët e shohim si një projekt të madh strategjik dhe urojnë që të ecë përpara dhe po bëjmë të gjitha projektet që të avancojë me sukses”, vlerësoi Kryeparlamentarja Topalli.
Gjatë takimit me krerëve të dy parlamenteve, theksi është vendosur në rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe rritjen e marrëdhënieve në të gjithë fushat.
“E konsideroj si një vizitë historike, jo vetëm për momentin kur zhvillohet, pasi gjithmonë kemi ndarë idenë se diplomacia parlamentrare është e pazëvendësueshme. Kemi biseduar për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve jo vetëm politike, por duke parë edhe zhvillimin në fusha të tjera. Parlamentet e të dy vendeve kanë ngritur grupet parlamentare të miqësisë, për të afruar më tepër përfaqësuesit e dy vendeve”, nënvizoi Topalli, gjatë fjalës së tij.