E Shtunë, 31 Tetor 2026

TAP-i në Këshillin Kombëtar të Territorit, Fund problemet e energjisë

berisha-me-gazetaretTiranë- Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit, nën drejtimin e kryeministrit Berisha u mblodh sot me në krye të axhendës miratimin e planit kombëtar sektorial për projektin e gazsjellësit TAP, që kalon përmes Shqipërisë.

Në fjalën e tij zoti Berisha e ricilësoi TAP-in si një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv për vendin tonë.

Për herë të parë në histori peshku i madh nuk ha të voglin. TAP-i fillon me 40 miliardë dollarë investim fillestar, sepse fusha të tjera të mëdha gazi nga Turkmenistani dhe zona të tjera do ti bashkohen në të ardhmen. Projekti është një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv për Shqipërinë dhe shqiptarët. E vendos Shqipërinë në një pozicion të rëndësishëm në problemet energjetike evropiane,-tha Berisha.

Kryeministri theksoi se gazsjellësi TAP i jep zgjidhje përfundimtare problemeve energjetike të Shqipërisë dhe ul kostot për gabim e ngrohje për familjet shqiptare.

Burimi i gazit nga ky gazsjellës do të mund të mbështesë totalisht si industritë e vendit dhe përdorimin familjar dhe me një kosto shumë më të ulët. Projekti gjeneron të ardhura për buxhetin e shtetit. TAP-i është një ogur i bardhë për rezervat e mëdha të gazit që mesa duket ka Shqipëria,- tha ai, duke falenderuar mbështetësit e këtij projekti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›