TE GJITHA PUSHTETET "DUÇES"
Thuajse 20 vjet pas përmbysjes së diktaturës komuniste tradita e partisë-shtet mbetet e paçrrënjosur dhe dominuese në politikën shqiptare. Pavarësisht nga krahët politikë, kushdo që ngjitet në pushtet ndjek vendosmërisht këtë traditë fajtore për shumë të këqija që pëson shteti. Dhe zemra e kësaj tradite është bashkimi në një person të vetëm i postit të kryetarit të partisë dhe postit të Kryeministrit. Ne i kërkojmë Presidentit të Republikës të dorëzojë teserën e partisë, por kurrsesi Kryeministrit që të dorëzojë postin e kryetarit të partisë në pushtet. Nuk duket të ketë asnjë prirje për ndryshim edhe sot kur PD përgatitet të shkojë në Kongres ndërkohë që edhe PS, po punon për "demokratizimin" e statutit. Te të dyja partitë më të mëdha shfaqen të bindura se përqendrimi i dy posteve të larta në një dorë të vetme, është formula më e mirë. Sekretari i Parë i Partisë së Punës, Enver Hoxha, ishte disi më i sofistikuar kur nuk pranonte të ishte edhe Kryeministër. Dhe si gjithnjë gjenden justifikime për të mbajtur gjallë këtë traditë shumë dëmsjellëse për demokracinë. Bëhet sikur harrohet përvoja e SHBA dhe gjithë vëmendja fokusohet tek Europa ku zakonisht, kryetari i partisë fituese është edhe Kryeministër. Stisen dhe "argumente" të tjera që kanë të bëjnë me gjoja "mirëqeverisjen" por harrohen veçoritë e Shqipërisë që nuk është bërë akoma Europë pra, nuk ka institucione si ato të Europës që janë në gjendje të baraspeshojnë dhe kontrollojnë edhe një kryeministër-kryetar. Prandaj të gjitha avokaturat e këtij "dypushteti" janë reminishenca të traditës së partisë-shtet, avokatira në shërbim të kultit autoritarist të liderit, në dëm të pavarësisë së institucioneve, në dëm të demokracisë liberale.
***
Problemi nuk është aspak i panjohur dhe i padebatuar si në PS ashtu edhe në PD. Por në të dyja partitë gjuha është dredhur sipas interesave të kryetarit në pushtet. Partia Demokratike, kur u themelua, vendosi kufij shumë të ngushtë kohorë për mbajtjen e postit të kryetarit duke imponuar kështu një rotacion të pashmangshëm. Statuti u hartua i tillë për të kontraktuar fuqishëm me statutin e Partisë Komuniste të Hoxhës ku ai, pavarësisht zgjedhjeve rutinë në Kongrese, mbetej sekretar (kryetar) i përjetshëm. Zgjedhjet ishin sa për formë. Pas 20 vjetësh shohim se PD, partia që iu kundërvu partisë së Enverit, është e ngjashme si një pikë uji me partinë e Enverit. Ajo ka Enverin e saj, Sali Berishën, që është kryetar i përjetshëm. Justifikimi dhe "ndryshimi" me Partinë e Punës? Enverin e bënte kryetar të përjetshëm diktatura, Berishën "demokracia". Çfarë ndryshimi thelbësor! Ndonëse rezultati është identik, lideri i përjetshëm. Edhe statuti i partisë, ai që në fillim ishte në kontrast me statutin e Partisë së Punës, ka ndryshuar në mënyrë që Berisha të jetë kryetari i përjetshëm edhe "sipas statutit". A ka më bolshevizëm se kaq? Por ka edhe më. Revolucioni marshon. Enveri i Partisë "Demokratike" është edhe Kryeministër i përjetshëm sa kohë që partia e tij është në pushtet. Gjërat mund të ndryshojnë vetëm nëse do të jetë Berisha që do të dojë diçka tjetër. Partia do të jetë gjithnjë dakord me mendimin e tij. Dhe këtë çorbë organizative bolsheviko-fashiste, këtë konformizëm të neveritshëm, këmbëngulin ta quajnë demokraci apo mbështetje demokratike për liderin. Nuk duan të pranojnë se demokracia liberale nuk bazohet vetëm te vullneti i masave, servilizmi i forumeve apo, nëse doni t‘i jepni ngjyra pozitive, simpatia e tyre për liderin, por edhe te disa norma të parashkruara demokratikisht që, në kushte të caktuara, detyrojnë rotacionin apo largimin e liderit edhe nëse ai gëzon mbështetjen e shumicës. Sepse që demokracia të mbetet liberale, duhet të ketë disa valvola që na sigurojnë edhe nga vullneti i gabuar i shumicës që jo rrallë mund të jetë e verbuar nga dashuria për liderin. Ndryshe demokracia shndërrohet në demokraci bolshevike. Mos harrojmë shprehjen e vjetër: The love is blind.
***
Në Partinë Demokratike ka ca zëra që flasin për ndarjen e posteve të partisë nga ato të qeverisë, të posteve politike nga ato të administratës, por kur vjen fjala për Berishën, askush nuk kërkon ndarjen e postit të kryetarit të partisë nga ai i Kryeministrit. E kush guxon të dalë kundër Zeusit të "demokracisë"? Por pikërisht ky përqendrim kryefunksionesh është zemra e sistemit autoritarist që po rrezikon ndarjen reale të pushteteve dhe demokracinë në Shqipëri. Sepse kryetari i partisë, që është edhe kryetari i ekzekutivit, është de fakto, edhe kryetari i mazhorancës parlamentare. Ndarja e pushtetit ekzekutiv nga ai legjislativ varet vetëm nga qëndrimet e opozitës, ndërkohë që vullneti i Kryeministrit me atë të shumicës parlamentare janë, praktikisht një. Kështu duhet të jetë? Aspak! Duhet të ketë edhe raste kur deputetë të shumicës duhet të jenë kundër një iniciative të ndërmarrë nga Kryeministri i tyre. Kështu ndodh jo pak herë në demokracitë e vërteta ku deputetët kanë integritet dhe nuk vendosin besnikërinë ndaj liderit dhe partisë mbi devocionin ndaj Kushtetutës dhe publikut.
Situata nuk është aspak më e emancipuar, të paktën organizativisht, në Partinë Socialiste, kundërshtaren kryesore të PD. Edhe atje ka pasur debate, madje edhe më të forta, lidhur me raportin kryetar partie-kryeministër. Edhe atje gjërat kanë ecur sipas vullnetit të kryetarit dhe ambicies së tij për pushtet. Kur kryetari Fatos Nano nuk mund të qe Kryeministër, këmbënguli që Kryeministri Pandeli Majko të mos ishte edhe kryetar partie. Pikërisht në atë kohë Fatos Nano dha shumë argumente se pse bashkimi i dy posteve të larta partiake dhe shtetërore, ishin të dëmshme për demokracinë dhe kushtet e Shqipërisë. Nano kishte të drejtë kur thoshte ndarja e posteve partiake nga ata ekzekutivë "do ta frenonin përfundimisht rrezikun e kthimit sërish në parti-shtet, duke abuzuar me pushtetet ekzekutive". Nano kishte të drejtë kur thoshte se me bashkim pushtetesh në një dorë të vetme "mund të ecet në Gjermani, po jo shumë lehtë dhe pa defekte në Shqipëri". Nano kishte jashtëzakonisht të drejtë kur rendiste një listë të këqijash që do të vinin PS dhe demokracisë nga përqendrimi i dy posteve në një dorë të vetme në kushtet e një administrate të pastabilizuar e të korruptuar, problemeve me rendin, me kontrollin e kufirit, me krimin e organizuar, faktorë "që sugjerojnë që nuk duhet grumbulluar pushteti te një njeri, nuk duhet identifikuar ekzekutivi me politikën". Ishte viti 1999 por vetëm pas pak vitesh, në 2002, na u shfaq një tjetër Fatos Nano. Këtë herë ai jepte argumente se përse posti i kryetarit të partisë dhe ai i Kryeministrit, duhet të përqendroheshin në të njejtën dorë. Përse? Asgjë parimore. Thjesht arsye pushteti. Sepse ishte vetë Nano që do të ishte edhe Kryeministër edhe kryetar. Dhe nuk është ky kameleonizëm i pacipë ai që fyen inteligjencën e gjithkujt nuk është gjëja më e shëmtuar në këtë odise politike pa integritet. Gjëja më e shëmtuar është konformizmi i urryer i forumeve të PS që e mbështetën Nanon edhe kur kërkoi ndarjen e postit të kryetarit të partisë nga ai i Kryeministrit edhe kur kërkoi bashkimin e tyre. Një konformizëm patriarkal që këmbëngul edhe sot e kësaj dite. Për shumicën, kryetari ka gjithnjë të drejtë. "Il Duce ha sempre ragione". Një dukuri e tillë u shfaq edhe së fundi kur Edi Rama refuzoi të respektojë një normë statuti për dorëheqje pas zgjedhjeve, akt që ia kish kërkuar Fatos Nanos edhe pse ai humbi më 2005-n në zgjedhje aspak të standardeve. Dhe shumica ishte me Ramën edhe kur kërkoi dorëheqje për Nanon edhe kur nuk pranoi dorëheqje të parevokueshme për veten. Dhe hajde mos fol për konformizëm fashisto-bolshevik me liderin. Dhe hajde besoi gjithnjë shumicës dhe "demokracisë" së shumicës dhe "të drejtës" së saj të pakufizuar, por të vendosur.
Edhe në PS, ku thuhet se po punohet për një reformë satutore, duket se nuk kanë ndërmend të lëshojnë pe dhe ashtu si në PD, duken të vendosur që kryetari i partisë të jetë edhe Kryeministër dhe kryeministri-kryetar partie. Qëndrimet e këtyre kundërshtarëve janë identikë dhe në mbështetje të përqendrimit të pushteteve në një dorë të vetme, të fortë. Ndërkaq, të përdorësh përvojën europiane si gjethe fiku për të fshehur herdhet autoritariste të këtyre qëndrimeve, është një taktikë sa vulgare aq edhe e konsumuar. Kushtet e Shqipërisë, traditat dhe dobësia e institucioneve të lirisë në të, imponojnë ndarjen dhe jo përqendrimin e pushteteve në të njëjtën dorë. Por nuk do humbasim kohë me shtjellime. Mjafton të lexosh Fatos Nanon e vitit 1999, por jo atë të vitit 2002, që të bindesh për kaq gjë. Ishte një nga ato momente të rralla, kur lufta për pushtet nuk e pengonte një lider të thoshte të vërtetën.