E Enjte, 5 Nëntor 2026

TEHERAN – Irani dënon sulmin vdekjeprurës ndaj udhëheqësit të Hamasit, Haniyeh

TEHERAN, 31 korrik /ATSH-DPA/- Irani ka dënuar me termat më të ashpër sulmin vdekjeprurës ndaj shefit politik të lëvizjes islamike palestineze Hamas, në Teheran.

“Gjaku i pastër i luftëtarit të shenjtë dhe të nderuar Ismail Haniyeh padyshim nuk është derdhur kot”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Nasser Kanaani në një deklaratë për shtyp.

“Sulmi ndaj Haniyeh do të forcojë më tej marrëdhëniet midis frontit të rezistencës palestineze dhe Iranit”, sipas zëdhënësit, raportoi agjencia e lajmeve ISNA.

Lidhur me detajet e sulmit, për të cilin Hamasi ka fajësuar Izraelin, ai përmendi vetëm se autoritetet e sigurisë janë ende duke shqyrtuar shkaqet dhe incidentin.//a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›