TEL AVIV – Ministri izraelit: Vdekja e Haniyeh e bën botën një vend më të mirë

TEL AVIV, 31 korrik /ATSH-DPA/- Dy nga ministrat nacionalistë izraelitë të krahut të djathtë kanë shprehur kënaqësinë për vdekjen e liderit të lartë të Hamasit, Ismail Haniyeh.
“Vdekja e Haniyeh e bën botën një vend më të mirë”, shkroi ministri i Trashëgimisë së Izraelit, Amihai Eliyahu në platformën X.
Ministri i Çështjeve të Diasporës, Amichai Chikli postoi një foto të Haniyeh në një asamble ku ishte kërkuar “vdekja e Izraelit”.
“Kini kujdes se çfarë dëshironi”, shkroi ai në mbishkrimin e fotos.
Fillimisht nuk pati deklarata zyrtare nga qeveria ose ushtria izraelite në lidhje me vrasjen e Haniyeh – i cili u vra gjatë një sulmi në pronën e tij në Teheran.
Hamasi ka fajësuar Izraelin për sulmin ndaj Haniyeh. //a.i/