E Enjte, 5 Nëntor 2026

TEHERAN – Irani nis zgjedhjet e parakohshme presidenciale

TEHERAN, 28 qershor /ATSH-DPA/ – Qendrat e votimit për zgjedhjet e parakohshme presidenciale në Iran, të thirrura për të zëvendësuar presidentin Ebrahim Raisi, i cili humbi jetën në një aksident me avion më 19 maj, janë hapur nga mëngjesi i sotëm.

Në zgjedhje konkurrojnë katër kandidatë, tre konservatorë dhe një reformist.

Sipas Ministrisë së Brendshme, 61 452 321 iranianë, brenda dhe jashtë vendit, kanë të drejtë vote.

Në vend ka 58 640 qendra votimi, duke përfshirë 15 215 qendra të lëvizshme, ndërsa 340 qendra votimi të tjera janë të shpërndara në 100 vende të botës.

Udhëheqësi iranian, Ali Khamenei u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në votim në zgjedhjet presidenciale pasi është “një test i rëndësishëm politik”.

Khamenei i bëri thirrje popullatës që t’i marrë seriozisht zgjedhjet, të marrë pjesë në votime dhe të zgjedhë kandidatin më të mirë./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›