E Diel, 1 Nëntor 2026

TEHERAN – Irani rikonfirmon të drejtën për të pasuruar uranium, në nivel të negociueshëm

TEHERAN, 15 prill /ATSH-AFP/- Ministria e Jashtme iraniane rikonfirmoi sot të drejtën “e padiskutueshme” të Teheranit për të pasuruar uranium, në një nivel, të cilin e konsideron “të negociueshëm”.

“E drejta për energji bërthamore civile nuk mund të hiqet nën presion ose përmes luftës”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghai, gjatë një konference për shtyp.

“Lidhur me nivelin dhe llojin e pasurimit, ne gjithmonë kemi thënë se çështja është e negociueshme”, tha ai.

“Ne kemi këmbëngulur që Irani të jetë në gjendje të vazhdojë pasurimin sipas nevojave të tij”, shtoi ai, duke iu referuar një të drejte “të padiskutueshme”. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›