E Diel, 1 Nëntor 2026

UASHINGTON – SHBA-ja hedh poshtë raportet për zgjatje të armëpushimit me Iranin

UASHINGTON, 15 prill /ATSH-AFP/- Zyrtarët amerikanë dhe iranianë hodhën poshtë raportet se të dy palët kishin arritur një “marrëveshje në parim” për të zgjatur armëpushimin.

Media amerikane raportoi sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kishin arritur një “marrëveshje në parim” për të zgjatur armëpushimin dyjavor, duke lejuar më shumë kohë për përpjekje diplomatike.

Megjithatë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, tha se raporte të tilla nuk janë konfirmuar.

“Përsa i përket thashethemeve dhe supozimeve në lidhje me zgjatjen e armëpushimit, asnjëra prej tyre nuk është konfirmuar për momentin”, tha Baghaei.

“Negociatat janë duke u zhvilluar aktualisht përmes një ndërmjetësi pakistanez dhe ne duhet të shohim se sa seriozisht e merr pala kundërshtare diplomacinë në realitet. Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të provojnë qasjen e tyre serioze”, shtoi ai.

“Pala amerikane nuk ka rënë dakord zyrtarisht për të zgjatur armëpushimin me Iranin”, tha sot një zyrtar i lartë amerikan.

“Ekziston një angazhim i vazhdueshëm midis SHBA-së dhe Iranit për të arritur një marrëveshje”, sipas raportit.

“Diskutimet po vazhdojnë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit për të arritur një marrëveshje”, tha zyrtari i lartë, duke folur në kushte anonimiteti. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›