TEL AVIV – Forcat Ajrore izraelite sulmojnë objektiva në Gazë, disa të vdekur

TEL AVIV, 22 qershor /ATSH-DPA/- Forcat Ajrore izraelite kanë sulmuar zona të tjera në Rripin e Gazës, duke shkaktuar vdekjen e një numri të paidentifikuar njerëzish.
“Disa njerëz u vranë në qendër dhe në jug të brezit bregdetar, një pikë lëshimi raketash dhe disa tunele u shkatërruan”, njoftoi sot ushtria.
Në veri të Rripit të Gazës, njerëz të tjerë u vranë në një sulm ajror.
Informacioni nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.
Persona të armatosur kishin gjuajtur gjithashtu një raketë anti-ajrore në një avion luftarak izraelit.
“Avioni nuk u dëmtua dhe njësia palestineze që hodhi raketën u “eliminua””, tha ushtria.
Fillimisht, nuk pati deklarata për një sulm që i atribuohet Izraelit në një kamp refugjatësh pranë qytetit, Rafah në jug të Rripit të Gazës një ditë më parë, i cili sipas raporteve palestineze shkaktoi të paktën 24 të vdekur dhe 47 të plagosur.
Në përgjigje, ushtria izraelite deklaroi se hetimet fillestare treguan se sulmi në al-Mawasi nuk ishte kryer nga trupat izraelite. Ngjarja është ende duke u hetuar.
Dëshmitarët okularë kishin raportuar më herët se predha tankesh izraelite kishin goditur kampin e tendës në një sulm të befasishëm. //a.i/