E Enjte, 5 Nëntor 2026

TEL AVIV – IDF: Hezbollahu ka planifikuar të përdorë një raketë të fshehur kundër Izraelit

TEL AVIV, 23 shtator /ATSH-DPA/- Milicia shiite libaneze Hezbollah po planifikon të përdorë një raketë të fshehur në një shtëpi banimi kundër Izraelit, tha sot ushtria izraelite.

“Raketa është e prodhuar nga Rusia me një kokë lufte që peshon afërsisht 300 kilogramë dhe një rreze veprimi deri në 200 kilometra”, tha një zyrtar ushtarak izraelit.

Luftëtarët e Hezbollahut thuhet se kanë thyer një mur të shtëpisë në Libanin jugor dhe po përgatiten të përdorin raketën për një sulm.

“Ne shkatërruam shtëpinë dhe vramë terroristët aty pranë”, tha zyrtari ushtarak. Raketa besohet se ishte kontrabanduar në Liban nga Siria.

Këto deklarata nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Izraeli ka akuzuar vazhdimisht Hezbollahun për fshehjen e luftëtarëve dhe armëve në zonat e populluara.

Qeveria aktualisht shumë e dobët e Libanit, e cila nuk ka kontroll mbi arsenalin e fuqishëm të milicisë, kishte hedhur poshtë më parë akuza të tilla.

Në përgjithësi, Hezbollahu thuhet se ka lëshuar më shumë se 8,800 raketa dhe drone në territorin izraelit brenda më pak se një viti.

Zyrtari ushtarak nuk pranoi të specifikojë se sa raketa kishte Hezbollahu në arsenalin e tij. Përllogaritjet para fillimit të sulmeve të Hezbollahut më 8 tetor 2023, e vlerësuan numrin në 150 000. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›