E Hënë, 2 Nëntor 2026

TEL AVIV – Izraeli godet një objektiv në pjesën veriore të Rripit të Gazës

TEL AVIV, 29 tetor /ATSH-DPA/ – Ushtria izraelite ka sulmuar një objektiv në pjesën veriore të Rripit të Gazës, pavarësisht armëpushimit të rinovuar.

Ushtria deklaroi sot  se kishte bombarduar një infrastrukturë terroriste  në Beit Lahia, ku, sipas saj, ishin depozituar armë që do të përdoreshin për një sulm të afërt ndaj ushtarëve izraelitë.

Këto informacione nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur.

Armëpushimi, i rënë dakord si pjesë e planit të paqes për Gazën të presidentit amerikan Donald Trump, duhej të hynte sërish në fuqi sot në mëngjes, pas sulmeve të mëdha ajrore izraelite  të urdhëruara si hakmarrje për një sulm vdekjeprurës ndaj ushtarëve në Rripin e Gazës.

Sipas  autoritetit shëndetësor të kontrolluar nga Hamasi, më shumë se 100 palestinezë u vranë gjatë këtyre sulmeve.

Ushtria izraelite publikoi një listë me 26 militantë të dyshuar, përfshirë komandantë të lartë të Hamasit, të cilët, sipas saj, ishin objektiv i sulmeve. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›