E Diel, 1 Nëntor 2026

TEL AVIV – Izraeli njofton hapjen e një pike kalimi për ndihmat në Gaza

TEL AVIV, 12 nëntor /ATSH-AFP/ – Autoritetet izraelite njoftuan sot hapjen e përhershme të pikës së kalimit Zikim, në veri të Rripit të Gazës, për të lejuar hyrjen e ndihmës humanitare ndërkombëtare në territorin palestinez, të shkatërruar nga më shumë se dy vite luftë.

”Kalimi Zikim është hapur për hyrjen e kamionëve që transportojnë ndihmë humanitare e cila do të dorëzohet nga OKB-ja dhe organizatat ndërkombëtare pas inspektimeve të hollësishme të sigurisë”, njoftoi Ministria izraelite  e Mbrojtjes.

Kalimi Zikim ndodhet në pjesën veriore të territorit palestinez, pranë zonave ku situata humanitare është kritike për shkak të operacioneve ushtarake të kryera atje.

Kjo  pikë kalimi ishte hapur më parë në mënyrë të përkohshme, veçanërisht për të transportuar ndihmën e Programit Botëror të Ushqimit.

Që nga mbyllja e saj më 12 shtator, Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se nuk kanë qenë në gjendje të ofrojnë ndihmë në veri te Gazës.

“Hapja e kalimeve të drejtpërdrejta në veri është thelbësore për të siguruar që ndihma e mjaftueshme të arrijë shpejt tek popullata e prekur”, deklaroi Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare./  /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›