E Enjte, 5 Nëntor 2026

TEL AVIV – Izraeli u kundërpërgjigjet me artileri raketave të lëshuara nga Rripi i Gazës

TEL AVIV, 1 korrik /ATSH-DPA/ – Artileria izraelite është kundërpërgjigjur ndaj rreth 20 raketave të lëshuar në territorin izraelit nga Rripi i Gazës, njoftuan sot Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF).

“Disa nga raketat ishin kapur, ndërsa të tjerat kishin rënë në një fshat”, tha IDF.

Sirenat e sulmit ajror ranë në vende afër kufirit duke urdhëruar banorët të kërkonin strehim. IDF tha se kishte qëlluar në vendet e nisjes së artilerisë.

Që nga hyrja në Rripin e Gazës – pas sulmeve të 7 tetorit – të nisura nga lëvizja islamike palestineze Hamas dhe organizata të tjera, IDF ka shkatërruar ndërtesa, vendet e lëshimit të raketave dhe tunele.

Mijëra raketa u hodhën gjatë muajve të parë drejt objektivave izraelite deri në Tel Aviv dhe Jerusalem./ /a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›