TEL AVIV – Lapid: Pushtimi i Gazës ide e tmerrshme, Izraeli nuk e do atë

TEL AVIV, 6 gusht /ATSH-ANSA/ – I thashë kryeministrit Netanyahu se pushtimi i Gazës është një ide e tmerrshme, deklaroi sot udhëheqësi i opozitës izraelite, Yair Lapid pas takimit me kryeministrin Benyamin Netanyahu.
‘’Nuk mund të ndërmerret një veprim i tillë pa mbështetjen e shumicës së popullsisë. Populli i Izraelit nuk është i interesuar në këtë luft뒒, mësohet t’i ketë thënë ai Netanyahut.
‘’Ne do të paguajmë një çmim shumë të lartë nëse kjo gjë ndodh”, theksoi udhëheqësi i opozitës Yair Lapid pas takimit me Netanyahun./ /os/