E Diel, 1 Nëntor 2026

TEL AVIV – Mbyllen qendrat e votimit, pjesëmarrja afër 75 për qind

TEL AVIV, 27 /ATSH – AA/ – Qendrat e votimit në zgjedhjet parlamentare në Izrael janë mbyllur në mbrëmje, ndërsa sipas autoriteteve zgjedhore izraelite, pjesëmarrja e votuesve iu afrua 75 për qind.

Mediat izraelite raportuan se votimi për zgjedhjet e Knessetit përfundoi në orën 22:00 me kohën lokale, ndërsa numërimi i votave nisi pak më vonë.

Më herët, Komiteti Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se pjesëmarrja e votuesve kishte arritur në 74,3 për qind deri në orën 20:00 me kohën lokale.

Sipas komitetit, 5.449.277 persona kishin votuar nga gjithsej 7.331.981 votues me të drejtë vote.  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›