TEL AVIV – Netanyahu: I qëndroj planit të Trump për një Gazë ndryshe

TEL AVIV, 17 shkurt /ATSH-DPA/- Presidenti izraelit Benjamin Netanyahu ka refuzuar edhe një herë lejimin e Autoritetit Palestinez (PA) për të marrë kontrollin në Rripin e Gazës, duke theksuar angazhimin e tij ndaj planeve të diskutueshme për territorin palestinez të shkatërruar nga lufta – të propozuara nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
“Ashtu siç jam zotuar, një ditë pas luftës në Gazë, nuk do të ketë as Hamas dhe as Autoritet Palestinez”, tha sot Netanyahu në një deklaratë.
“Unë jam i përkushtuar ndaj planit të presidentit amerikan Trump për krijimin e një Gaze ndryshe”, shtoi ai.
Trump, kohët e fundit shkaktoi zemërim në mesin e kombeve arabe dhe grupeve të të drejtave – duke propozuar zhvendosjen e përhershme të rreth 2 milionë banorëve të Gazës në shtetet arabe – dhe transformimin e zonës së shkatërruar bregdetare në një “Rivierë të Lindjes së Mesme”.
“Sky News Arabia” raportoi dje se grupi ekstremist palestinez Hamas, i cili kontrollonte Gazën për më shumë se 15 vjet përpara shpërthimit të luftës aktuale me Izraelin, mund të ishte i hapur për t’i kthyer kontrollin e territorit Autoritetit Palestinez, që administron pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar.
Vëzhguesit besojnë se Nentayahu është gjithashtu kundër një plani të tillë, pasi ai mund të rrisë presionin për një zgjidhje me dy shtete, e cila parashikon bashkëjetesën paqësore të Izraelit dhe një shteti të pavarur palestinez. Shumica e izraelitëve e kundërshtojnë këtë vizion duke e quajtur si jorealist. //a.i/