E Shtunë, 31 Tetor 2026

TIA: Të shfuqizohen deputetët nga imuniteti

TIRANE-Transparency International Albania (TIA) ka kërkuar që të shfuqizohen nga imuniteti kushtetues deputetët, në mënyrë që t’i hapet rrugë hetimit të tyre. Për këtë TIA ka kërkuar sot në një deklaratë për shtyp, që Kuvendi të mbajë një seancë të jashtëzakonshme për imunitetin. Lidhur me situaten me te fundit politike ne vend, TIA bën apel që të garantohet dhënia e barazisë para ligjit për të gjithë. Sipas TIA, prokuroria të kryejë hetim të shpejtë e të pavarur rreth cdo personi me imunitet qe akuzohet per vepra te ndryshme penale.
Gjithashtu TIA ka deklaruar se drejtësia duhet të hetojë çdo akuzë të ngritur për korrupsion për zyrtarë të lartë ndërkohë që thekson se ka shumë çështje të kësaj natyre të cilat janë ende pa u trajtuar dhe pa marrë përgjigjen e duhur nga drejtësia.

TIA apelon dhe për financimin e partive duke kërkuar që t’i jepet fund financimeve informale të partive. 

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›