Miratohet pr/ligji për kontrollin e financave të partive

Pr/ligji u miratua në komisionin parlamentar të Ligjeve vetëm me votat e demokratëve.
Në bazë të ligjit parashikohet që kontrollet të bëhen nga ekspertë kontabël që do të përzgjidhen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Pr/ligji është kërkuar nga Këshilli i Evropës prej kohësh, ndërkohë që politika shqiptare duket se nuk ka pasur shumë vullnet për ta miratuar. Mbledhja e komisionit u shoqërua me debate të ashpra, çka pas tre orësh diskutimesh, demokratët dhe socialistët nuk mundën të arrinin një konsensus.
Pika ku pati debate të ashpra ishte ajo që kishte të bënte me përzgjedhjen e ekspertëve nga KQZ-ja. “Nëse doni të më thoni se KQZ-ja mund të jetë kaq e pavarur, sa të merret edhe me kontrollin financiar të partive politike, kur sot në KQZ është një tip që njëherë bën si piroman, njëherë bën si zjarrfikës, sipas qejfit të kryeministrit, unë këtë se besoj”, tha deputeti socialist, Sajmir Tahiri.
“Fakti që t’i ke përpara një mikrofon dhe dy kamera nuk të jep asnjë të drejtë të fyesh”, tha deputeti demokrat, Ilir Rusmajli. Demokratët lëshuan pe duke i hequr të drejtën e përzgjedhjes KQZ-së, por as ky opsion nuk u pranua nga opozita. Në fund, pr/ligji u miratua vetëm nga votat e demokratëve, çka plotëson një nga 12 kushtet e Bashkimit Evropian për Shqipërinë për marrjen e statusit të vendit kandidat. /S.Ll/Start/
2011-01-18 17:27
[