E Diel, 1 Nëntor 2026

TIA pa shërbime, gazetari Vezaj denoncon: Në Aeroport nuk ka as stola ku të ulen udhetarët, jo standarde europiane!

Ndërsa Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vlerësohet me çmime dhe vlerësime për shërbimet e tij, për shumë udhëtarë realiteti në ambientet e aeroportit duket krejt ndryshe.

Gazetari Flamur Vezaj ka denoncuar se në ambientet e brendshme te “Tirana Internacional Aeroport”, në ditët me fluks të lartë, hapësirat e pritjes dhe numrin e vendeve për t’u ulur jane kufizuara, duke e bërë pritjen veçanërisht të vështirë kur aeroporti është i mbingarkuar.

“Njerzit nuk kane ku te ulen. Ata do ta justifikojne me faktin qe ka mbipopullim. Pavarësisht se ka mbipoillim ne cdo aeroport duhet te kete stola ku te ulen njerzit”, thote Vezaj.

Po ashtu Vezaj denoncon se një nga shqetësimet kryesore të pasagjerëve lidhet me radhët e gjata, veçanërisht në zonat e kontrollit dhe të shërbimeve të aeroportit.

Një tjetër problem i evidentuar prej tij është komforti termik në ambiente të caktuara të aeroportit. Ka ankesa se kondicionimi nuk është gjithmonë në nivelin e pritshmërive, ndërsa në transportin e pasagjerëve drejt avionëve janë ngritur edhe shqetësime për përdorimin e autobusëve pa kondicionim.

“Pjesa me tmerruese eshte se njerzit presin ne radhe, ne diell per te hipute te autobuzi per te shkuar me autobuz nga aeroporti te avionic ku kane fluturimin. Nuk ka as stola dhe pasagjerët rrinë në këmbë. Nga hapja e derës së “Gate” derisa të vijë fluturimi ata rrinë në këmbë”, tha Vezaj.

Për një aeroport që është kthyer në pikën kryesore të hyrje-daljeve ajrore të Shqipërisë dhe që përballon miliona pasagjerë, pyetja është e thjeshtë: a mjaftojnë çmimet dhe vlerësimet në letër, kur përvoja e udhëtarit në ditët me fluks mbetet problematike?

Radhët e gjata, mungesa e hapësirave të mjaftueshme për pritje dhe kushtet e komfortit janë çështje që nuk mund të anashkalohen nëse synohet një standard vërtet ndërkombëtar shërbimi.

Një aeroport nuk vlerësohet vetëm nga trofetë që merr, por mbi të gjitha nga përvoja që u ofron pasagjerëve në çdo ditë të operimit te tij.

Mesa duket Tirana Internacional Aeroport, e ka mendjen te njumri i pasagjereve dhe jo tek cilesia e sherbimeve qe ofron per secilin prej tyre ne udhetimin e tij ne Shqipëri.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›