TIRANË/ 14-vjeçari godet me thikë bashkëmoshatarin brenda shkollës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë në Tiranë ditën e djeshme. Policia njofton se një konflikt mes dy 14-vjeçarëve ka përfunduar me plagosjen e njrit prej tyre me thikë.
I mituri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe nuk bëhen të ditura detaje për gjendjen e tij shëndetësore.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për një të mitur 14 vjeç, banues në Tiranë. Ditën e djeshme, më datë 11.11.2024, në ambientet e shkollës “K.J” 14-vjeçari është konlfiktuar me një bashkëmoshatarin tij dhe gjatë konfliktit, ky i fundit është dëmtuar me mjet prerës. Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia./vizionplus.tv