E Diel, 1 Nëntor 2026

TORINO – Protesta studentore, arrestohen disa minorenë për rezistencë ndaj policisë

TORINI, 16 tetor /ATSH -ANSA/ – Disa  të mitur janë arrestuar në flagrancë për rezistencë të rënduar ndaj një zyrtari publik gjatë protestës studentore të zhvilluar këtë mëngjes në qendër të Torinos, Itali.

Lajmi bëhet i ditur nga Drejtoria e Policisë së Torinos, e cila njofton se janë identifikuar mbi 50 të tjerë, disa prej të cilëve me fytyrën e mbuluar.

Sipas autoriteteve, sjelljet e manifestuesve do t’i raportohen autoriteteve gjyqësore.

Minorenët janë proceduar gjithashtu për mbajtjen e sendeve të destinuara për sulm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›