E Diel, 1 Nëntor 2026

Tensione përpara Kryeministrisë mes protestuesve dhe Policisë

TIRANË, 16 tetor/ATSH/ Tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë janë regjistruar në protestën e sotme përpara Kryeministrisë.

Protestuesit e grumbulluar në orët e pasdites përpara godinës së Kryeministrisë kanë sulmuar me gurë efektivët e Policisë.

Ndërkohë që Policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe ujë me presion për t’i shpërndarë ata.

Gjtihashtu protestuesit kanë thyer dyert dhe dritaret e Kryesisë së Kuvendit.

Pas më shumë se dy orësh që protestuesit ndodheshin përpara Kryeministrisë forcat e Policisë i kanë larguar ata, ndërkohë që kanë krijuar një kordon tek Ura e Lanës.

Policia po hedh gaz lotsjellës drejt protestuesve teksa këta të fundit vijojnë të gjuajnë me gurë drejt tyre.

Protestuesit kanë qëndruar përrreth tre orë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, aktualisht janë shpërndarë në disa rrugë kryesore të kryeqytetit.

Protestuesit gjatë përplasjes me Policinë kanë hedhur edhe fishekzjarre në drejtim të tyre.

Ndërsa grupe të rinjsh të maskuar kanë vijuar aktet e dhunshme duke shkatërruar semaforët në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” si dhe një bankë të nivelit të dytë në sheshin “Ushtari i panjohur”. Po në këtë shesh protestuesit i kanë vënë zjarrin edhe koshave të mbeturinave.

Përplasje të ngjashme janë zhvilluar disa herë sot gjatë ditës, ndërsa protestuesit godasin me gurë dhe policia përdor ujë dhe gaz lotsjellës.

Studentët dhe qytetarët kanë vijuar ditën e katër të protestës në Tiranë në shenjë pakënaqësie ndaj klasës aktuale politike në vend.

1 nga 16

/vijon/

/k.s/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›