E Diel, 1 Nëntor 2026

TURQI – Erdogan: Lufta në Lindjen e Mesme po dobëson Evropën

STAMBOLL 22  prill /ATSH-AFP/ – Lufta në Lindjen e Mesme po fillon të dobësojë Evropën, deklaroi sot presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, gjatë një bisede telefonike me homologun e tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier, sipas një njoftimi të presidencës turke.

“Lufta në rajonin tonë po fillon gjithashtu të dobësojë Evropën dhe, nëse nuk ndërhyhet ndaj kësaj situate me një qasje që i jep përparësi paqes, dëmet e shkaktuara nga konflikti do të jenë shumë më të mëdha”, është shprehur Erdogan./  /Ad.Ab./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›